Paris Saint-Germain thuhet se ka përfunduar kontaktin e tyre me Interin lidhur me Mauro Icardi, i cili dyshohet se njoftoi synimet e tij për një rikthim në Itali.

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, agjentja dhe gruaja e Icardit, Wanda Nara, ka biseduar me drejtorin e PSG-së, Leonardo dhe njoftoi vendimin e argjentinasit.

Raporti pretendon se PSG i ka dhënë fund kontaktit me Interin lidhur me një marrëveshje të mundshme për sulmuesin, i cili ka kontribuar me 20 gola në 31 ndeshje këtë sezon.

Juventusi ka tri plane të ndryshme për të arritur te Mauro Icardi në këtë verë Juventusi ka tri plane të ndryshme për të arritur te Mauro Icardi në këtë verë

Një e ardhme te Nerazzurrët duket e vështirë për ish-kapitenin, i cili u largua nga klubi me kushte të këqija pas një sezoni të trazuar 2018-19.

Mbappe, Icardi dhe Neymar kanë krijuar një treshe të frikshme

Sulmuesi 27-vjeçar është lidhur javëve të fundit me dy klube tjera italiane, Juventusin dhe Napolin.

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka zbuluar se argjentinasi është larg financave të tyre dhe kjo mund ta lërë atë vetëm me një mundësi në Itali, transferimin te Juventusi. /Telegrafi/