LAJMI I FUNDIT:

Arsenali ka gati 45 milionë euro për zëvendësuesin e Aubameyangut

Arsenali ka gati 45 milionë euro për zëvendësuesin e Aubameyangut

Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet në verë nga Arsenali.

Kapiteni aktual i skuadrës londineze nuk ka arritur marrëveshje të re për vazhdimin e kontratës dhe Topçinjtë duan të fitojnë nga shitja e tij.


Arsenali pa humbur kohë ka gjetur zëvendësuesin e gabonezit dhe ai vjen nga skuadra skoceze Celtic.

Fjala është për super talentin francez Oudsonne Edouard i cili këtë edicion ka qenë i pandalshëm.

22-vjeçari në 27 ndeshje në Ligën Premier të Skocisë ka shënuar 21 gola dhe ka bërë 12 asistime, duke u konsideruar si sulmues me të ardhme të madhe.

Arsenali e ka ndjekur në disa ndeshje nga afër dhe kanë mbetur të mahnitur nga paraqitjet e francezit.

Topçinjtë janë të gatshëm të paguajnë shumën prej 45 milionë euro që po kërkon Celtic për xhevahirin e tyre.

Edouard është futbollist i dalë nga akademia e Paris Saint Germain, derisa iu bashkua kampionëve skocez në verën e vitit 2018.

Londinezët janë të gatshëm të investojnë në francezin e ri, por që duhet ta mposhtin konkurrencën e skuadrave të tjera të interesuara si Monaco, Roma, Borussia Dortmund, Newcastle United dhe Everton. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori