LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i të vdekurve nga coronavirusi në Francë, pas rekordit prej 588 viktimave brenda një dite

Bie numri i të vdekurve nga coronavirusi në Francë, pas rekordit prej 588 viktimave brenda një dite

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Francë ka rënë në 441, pas rekordit prej 588 viktimave brenda një dite, që u shënuar një ditë më herët.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit në Francë, Jerome Salomon tha se numri i të vdekurve në spitale dhe qendra kujdesi që nga fillimi i shpërthimit, tani ka arritur në 7,560, transmeton Telegrafi.


Ngadalësimi vjen pas lajmeve të zymta, se numri i rasteve të konfirmuara me coronavirus, ishte rritur me 5,233 – apo për nëntë për qind.

Salomon ka thënë në një konferencë shtypi, se janë 17,827 raste të konfirmuara ose të dyshuara në qendra mjekësore, në krahasim me 14,638 sa ishin të enjten.

Deri më tani, në Francë janë afro 90 mijë të infektuar me coronavirus, derisa 7,560 kanë vdekur si pasojë e infektimit.

Franca i është bashkuar Shteteve të Bashkuara, Spanjës, Italisë dhe Gjermanisë, si shtetet që kanë më shumë vdekje nga coronavirusi, se sa Kina që është qendra e shpërthimit të kësaj pandemie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori