LAJMI I FUNDIT:

Luksemburgu e ka numrin më të madh të infektuarve me coronavirus për kokë banori (Infografikë)

Luksemburgu e ka numrin më të madh të infektuarve me coronavirus për kokë banori (Infografikë)

Një grafikë që tregon se si ka evoluar coronavirusi, nëse matet me kokë banori, e vë Luksemburgun në epërsi të madhe, krahasuar me vendet e tjera në botë.

Grafiku vizualizon sesi qendra e krizës është zhytur nga Azia në Perëndim me shpejtësi të jashtëzakonshme, me Kinën një herë në avantazh, por tani as që përfaqësohet në 20 vendet e para, transmeton Telegrafi.


Në këtë numërim, vërehen vendet e vogla ku shpërthimi pandemisë ka qenë mjaft i madh, në krahasim me numrin e popullsisë.

Lideri aktual botëror në këtë drejtim është Luksemburgu, ku një shpërthim prej 2.500 rastesh ka tërhequr pak vëmendje, por kjo del se është një në 240 njerëz të infektuar, në një shtet me vetëm 600,000 banorë.

Spanja është e dyta e ndjekur nga Zvicra, e cila kufizohet me Italinë dhe ku 19 mijë raste janë një numër alarmant, për 8.5 milionë banorë që jetojnë në këtë shtet.

Sipas këtij grafiku të realizuar deri më një prill, të gjitha pozitat e para janë shtete evropiane, derisa Shtetet e Bashkuara ndodhen në pozitën e 14-të. Derisa menjëherë pas saj, vjen Irani.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se ky virus që së pari u gjet në Kinë, është përhapur në 98 për qind të shteteve të botës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori