Coronavirusi lehtë mund të futet në shtëpinë tuaj, këto janë objektet më të rrezikshme
Edhe pse të gjithë jemi të vetëdijshëm që gjatë pandemisë së coronavirusit është çështje kyç të mbahet higjiena e drejtë dhe rregullisht të dezinfektohet shtëpia
Kompania e specializuar “Laundryheap” rekomandon pastrimin e pjesëve më të rrezikshme të shtëpisë, shkruan Daily Star, përcjell Telegrafi.
Njohësit dhe ekspertë kanë dhënë këshilla profesionale për pastrim, ndërkaq pastaj kanë zbuluar që objekte të caktuara mbajnë më së shumti mikrobe dhe që është e nevojshme t’i pastroni më shumë se zakonisht.
Fjala është për këto objekte:
Leckat e kuzhinës
Edhe pse duken goxha të padëmshme, leckat e kuzhinës në të vërtetë janë vend i përshtatshëm për zhvillim të baktereve të shumta të dëmshme dhe viruseve, duke përfshirë salmonelën dhe Escheriacoli.
Meqenëse coronavirusi shkakton brengosje të shtuar, tani do të duhej çdo ditë t’i zëvendësoni leckat e kuzhinës. Pas çdo përdorimi mos e lini leckën në tavolinë të punës por vareni që të thahet.
Nëse keni peshqirë shumë të ndotur apo lecka mund t’i zhytni në ujë të nxehtë, t’i shtoni një filxhan uthull të bardhë dhe një lugë sodë bikarbonati, pastaj lani në rrobalarëse në programin standard.
Doreza e kuzhinës
Dorezat e furrës së shporetit janë të punuara nga materiali i pambukut.
Shpesh në to mbeten njolla kokëforta, prandaj përpiquni që dorezat t’i njomni në ujë të nxehtë, pastaj t’i shtoni një filxhan uthull të bardhë dhe sapun (në mënyrë që ta eliminoni yndyrën).
Këllëfët e jastëkëve
Tani do të duhej që t’i lajmë këllëfët e jastëkëve më shpesh se çarçafët. Ata mund të lahen si edhe zakonisht, mirëpo nëse kërkoni pak më shumë freski, shtoni gjysmë filxhani uthull të bardhë varësisht nga cikli i shpëlarjes.
Gjithashtu rekomandohet larja e jastëkëve dhe e çarçafëve.
Shtrojat e dyshemesë
Nëse rrobalarësja nuk është e sigurt (apo nuk është praktike), mund të thirrni servisin i cili merret me shërbimet e larjes.
Nëse dëshironi vetë t’i lani, mund t’i freskoni shtrojat tuaja në atë mënyrë që do të qitni pak sodë bikarbonati nëpër gjithë tepihun, pastaj prisni 30 minuta dhe pastroni me thithëse pluhuri si edhe zakonisht.
Palltot dhe xhaketat
Larja me dorë nuk do të jetë efikase nëse rrobat na mbeten të ndotura. Palltot dhe xhaketat duhet menjëherë t’i varni, posaçërisht nëse janë të lagështa.
Lani dhe thani ashtu siç shkruan në etiketën e mirëmbajtjes. Mund t’i freskonime tretje speciale të ujit dhe uthullës së bardhë të cilën do ta përzieni në pjesë të barabarta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Dashi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri