LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Fillimi i prillit i 1999-së ishte i kobshëm për Gjakovën

Haradinaj: Fillimi i prillit i 1999-së ishte i kobshëm për Gjakovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot martirët e lirisë së Gjakovës, duke thënë se fillimi i prillit ishte i kobshëm për këtë qytet.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se armiku nuk kurseu as foshnjat, fëmijët, gratë e pleqtë dhe vetëm pse ishin shqiptarë që jetonin në trojet e veta, ata përdoren metodat më barbare ndaj tyre


Lexoni të plotë postimin e tij”

“Fillimi i prillit, ishte i kobshëm për Gjakovën.

Armiku nuk kurseu as foshnjat, fëmijët, gratë e pleqtë. Vetëm pse ishin shqiptarë që jetonin në trojet e veta, ata përdoren metodat më barbare ndaj tyre.

Sot kujtojmë Martirët e Lirisë që u sakrifikuan në shtëpinë e familjes Vejsa: Fetije Vejsa, Shahindere Hoxha, Flaka Hoxha (15 vjeçare), Tringa Hoxha Vejsa me fëmijët e saj Rita (2 vjeçare), Arlindi (5 vjeçar), Marigona (9 vjeçare) dhe Dorina (11 vjeçare); Valbona Vejsa me fëmijët, Doruntinën (3 vjeçare), Egzonin (5 vjeçar) dhe Rinën (7 vjeqare); Valbona Byci-Caka me tri vajzat e saj Dionën (2 vjeçare), Delvinën (7 vjeçare) dhe Dalinën (14 vjeçare);Hysen Gashi, Mandushe Nuqi e Shirine Nuqi.

Kujtojmë Martirët e Lirisë që u sakrifikuan në pjesë të tjera të Gjakovës: Rexhë Gucin, Xajë Kurtin, Shukri Haxhiajn, Mazllom Kavajën, Sulejman Gërçarin së bashku me tre djemtë e tij (Skënderin, Haxhiun dhe Albertin), dy vëllezërit Dylatahu (Skënderin e Naserin), Melaim Qarkaxhiun, Blerim Bërdoniqin, ndërsa e plagosën rëndë Bujar Tetricën e që vdiq nga plagët.

Kujtojmë Martirët e Lirisë, vëllezërit Hasan e Adem Haxhia, djemtë e Ademit Berati e Gëzimi dhe gruaja e Hasanit Myzafere Haxhia, Afërdita Deda-Demjaha me të birin Argjentin.

Kujtojmë familjen që u shua, pa lënë pasardhës, familja e Januz Canës, gruaja e tij Ganimetja, vajza Shpresa dhe djali Fatmiri, familje që pasi u masakrua u dogj së bashku me shtëpinë.

Zjarri që u ndez, simbolizoi lirinë e Kosovës. Liri që e paguam shumë shtrenjtë.

Po ashtu kujtojmë me krenari demonstratat gjithëpopullore të fillim prillit të vitit 1981, që ishin fillimi i shkatërrimit të Jugosllavisë.

Mobilizimi i madh i rinisë shqiptare, tregoi etjen e popullit për liri e barazi.

Sot nderojmë gjakun e Dëshmorëve që ranë: Naser Hajrizi Asllan Pireva, Xhelal Maliqi, Salih Abazi, Salih Zeka, Ruzhdi Hyseni, Rizah Matoshi, Sherif Frangu, Nesimi Dervishdana, Rizah Matoshi, Salih Abazi, Salih Zeka, dhe Ruzhdi Hyseni.

Sakrificën e tyre e nderoi me beteja Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Liria erdhi, e ata do mbesin përhershëm në kujtesën tonë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori