LAJMI I FUNDIT:

Dy destinacionet potenciale të Ronaldos nëse largohet nga Juventusi

Dy destinacionet potenciale të Ronaldos nëse largohet nga Juventusi

Mediat italiane kanë raportuar se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi si pasojë e krizës financiare që po e kaplon Italinë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Në rast se largohet nga klubi që iu bashkua në vitin 2018, opsionet nuk janë të shumta. Paris Saint-Germaini dhe Manchester Unitedi janë dy klubet potenciale ku mund ta vazhdojë karrierën.


Këto klube kanë burime financiare që mund ta paguajnë 35-vjeçarin, ndërsa ka edhe faktorë të tjerë që e favorizojnë transferimin e CR7 drejt tyre.

Ronaldo ka mbetur idhull në Old Trafford, ku ka luajtur gjatë viteve 2003-2009. Ndërkaq, te PSG i kanë paratë dhe janë në kërkim të vazhdueshëm të yjeve të mëdha.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Por, për transferimin e superyllit portugez do të bënte vend njëri nga sulmuesit, Kylian Mbappe apo Neymar, që të dy të lidhur me klube tjera.

Edhe Real Madridi ka fuqinë financiare për ta përballuar Ronaldon, mirëpo në Santiago Bernabeu nuk planifikojnë të kthehen prapa në strategji.

Ronaldo mund të detyrohet të largohet nga Juventusi shkaku i coronavirusit në Itali
Lexo po ashtu Ronaldo mund të detyrohet të largohet nga Juventusi shkaku i coronavirusit në Itali

Klubet tjera të fuqishme financiarisht, Bayern Munichu, Manchester City, Liverpool e Chelsea, nuk janë të interesuar për të shpenzuar shumë para për një lojtar në moshë, megjithëse emri i tij është Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori