LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: T’i tejkalojmë rreziqet dhe me sukses t’i zbatojmë reformat në gjyqësi

Deskoska: T’i tejkalojmë rreziqet dhe me sukses t’i zbatojmë reformat në gjyqësi

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska me rastin e Ditës së gjyqësisë, gjykatësve dhe prokurorëve publikë, avokatëve, të punësuarve dhe përfaqësuesve tjerë në sektorin e gjyqësisë u dëshiron shëndet të mirë, shpresë për normalizim të shpejtë dhe përballje me këtë gjendje dhe implementim të suksesshëm të reformave në gjyqësi.

Ajo thotë se me konfirmimin e ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është paraqitur nevoja nga sjellja e Dekretit me fuqi ligjore për afatet në procedurat gjyqësore të gjendjes së jashtëzakonshme dhe veprimin e gjykatave dhe prokurorive publike.


Deskoska thotë se ky dekret, u soll për mbrojtje të shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në procedurat para gjykatave dhe prokurorive, pa u prishur zbatimi i drejtë i drejtësisë.

“Afatet për vjetërsim dhe ndjekje penale, inicimi dhe zhvillimi i procedurës kundërvajtëse, për kryerjen e sanksioneve penale dhe kundërvajtëse ndalojnë të rrjedhin nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti, e deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme”.

“Në procedurat penale dhe kundërvajtëse, afatet për deklarim të ankesave ose kundërshtimeve të vendimeve me të cilat përfundon procedura, si dhe për deklarimin e mjeteve juridike, ndalojnë të vijojnë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti e deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme”, theksoi Deskoska.

Ajo gjithashtu, tha se në dekret theksohet se dhënia e akteve të referimit për shqiptimin e dënimit me burg deri në tre vjet shtyhet deri më 1 shtator të vitit 2020, përveç për lëndët ku ekziston rrezik për vjetërsimin e vuajtjes së dënimit.

“Këshilli gjyqësor mund të sjell vendim dhe të përshkruajë mënyrë për mbajtjen e debateve dhe marrjes së të gjitha veprimeve tjera në procedurën me shfrytëzimin e mjeteve elektronike teknike të cilët sigurojnë komunikim të dyanshëm pa prani të përbashkët fizike të pjesëmarrësve në procedurë”, thotë Deskoska.

Ajo apeloi që të gjithë gjykatësit dhe prokuroritë publike t’u përmbahen vendimeve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për veprim të gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kushte të rrezikut të rritur nga virusi Kovid-19 dhe të Udhëzimeve të detyrueshme të Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të sjella lidhur me virusin Kovid-19, si dhe të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Të gjithëve ju dëshiroj para së gjithash shëndet të mitë. Së bashku dhe në mënyrë solidare t’i tejkalojmë rreziqet nga epidemia dhe ashtu me forca të përbashkëta t’i fillojmë negociatat me BE-në. Prej tani e tutje, nga të gjithë ne varet!”, ka shënuar në letër ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori