LAJMI I FUNDIT:

Shtabi i krizës në Gostivar: Nuk ka të infektuar të rinj, gjendja është nën kontroll

Shtabi i krizës në Gostivar: Nuk ka të infektuar të rinj, gjendja është nën kontroll

“Në rajonin e Gostivarit nuk ka raste të reja të të infektuarve me Covid-19, ndërsa gjendja në tre komunat është nën kontroll”. Ky është vlerësimi i Shtabit të Krizës, në të cilin përveç përfaqësuesve të institucioneve, anëtarë janë edhe kryetarët e komunave Mavrovë-Rostushë, Vrapçishtë dhe Gostivar.

Që nga vendosja e masave në Gostivar janë testuar gjithsej 31 persona, prej të cilëve vetëm një ka qenë pozitiv. Trajtimi i pacientes përfundon sot dhe pas testeve ajo do të lëshohet nga departamenti infektiv. Në komunat fqinje nuk ka asnjë rast të regjistruar të të infektuarve. Në Mavrovë Rostushë në izolim janë 135 persona, ndërsa në Vrapçishte 76. Me skadimin e afatit të përcaktuar për izolim të më shumë personave, në Gostivar deri mbrëmë nën mbikëqyrjen e policisë janë 135 persona.


Sipas paralajmërimeve të policisë, në Mavrovë në hotelin “Alpina” pritet të pranohen edhe 61 qytetarë, të cilët duhet të arrijnë në Maqedoni. Me këtë numri i personave në karantinat shtetërore në Mavrovë do të arrijë në 196.

Gjatë natës së kaluar ndalesat për lëvizje nuk i respektuan nëntë persona, ndërsa gjithsej prej vendosjes së masave janë arrestuar 29. Njëzet kallëzime penale u ngritën në prokurorinë kompetente. Inspektorati Shtetëror i Tregut i mbylli 14 objekte hotelieri, ndërsa Inspektorati i Punës ka kryer 130 kontrolle.

Pas mbledhjes së shtabit të krizave, u paralajmërua se masat për mbrojtjen dhe dezinfektimin e territorit të tre komunave do të vazhdojnë edhe më tej të zbatohen, ndërsa individët dhe kompanitë të cilët dëshirojnë të dhurojnë ushqim dhe produkte tjera, këtë ta bëjnë në koordinim me Kryqin e Kuq Komunal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori