LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Sezoni mund të anulohet, këto janë hipotezat

Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Sezoni mund të anulohet, këto janë hipotezat

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka zbuluar hipotezat dhe pranoi se sezoni ka të ngjarë të anulohet nëse nuk mund të rifillojnë në fund të qershorit.

Të gjithë janë punuar shumë për të pasur plane të ndryshme në rast të rifillimit, ndërsa Ceferin ka theksuar se gjithçka varet nga pandemia e coronavirusit.


“Në këtë moment dramatik, gjëja më e rëndësishme është shëndeti i njerëzve dhe dalja nga kjo krizë. Sigurisht, ndërprerja e futbollit simbolizon që Evropa dhe bota janë ndalur”, ka thënë fillimisht Ceferin për La Repubblica.

Plani i ri i UEFA-s, gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës të zhvillohen me nga një ndeshje
Lexo po ashtu Plani i ri i UEFA-s, gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës të zhvillohen me nga një ndeshje

“Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë kjo pandemi, por ne kemi një plan A, B dhe madje C. Jemi në kontakt me ligat dhe klubet, ka një grup pune. Ne duhet të presim, si çdo sektor tjetër”.

“Mund të fillojmë përsëri në mes të majit, në mes të qershorit ose në fund të qershorit. Pastaj, nëse nuk kemi sukses, sezoni ka të ngjarë të anulohet”.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi

“Ekziston gjithashtu propozimi për të përfunduar këtë sezon në fillim të sezonit tjetër, i cili më pas do të shtyhej, duke filluar pak më vonë”.

“Ne do të shohim se cilat janë zgjidhjet më të mira për Ligat dhe klubet e ndryshme”.

Presidenti i FIGC-së, Gravina: Sezoni nuk anulohet, pritet të rifillojë në korrik ose gusht
Lexo po ashtu Presidenti i FIGC-së, Gravina: Sezoni nuk anulohet, pritet të rifillojë në korrik ose gusht

“Është e vështirë të imagjinohen të gjitha ndeshjet pas dyerve të mbyllura, por tani as nuk dimë nëse do të rifillojmë, me ose pa spektatorë”.

“Nëse nuk ka alternativa tjera, do të ishte akoma më mirë të përfundonin kampionatet. Mund të them që nuk mendoj për finalen e Kupës Evropiane pas dyerve të mbyllura”, përfundoi i pari i UEFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori