LAJMI I FUNDIT:

Organizatat e biznesit mirëpresin pakon e propozuar të masave preliminare për sektorin privat

Organizatat e biznesit mirëpresin pakon e propozuar të masave preliminare për sektorin privat

Organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, mirëpresin njoftimin e sotëm të Ministrisë së Financave dhe Transfereve për pakon e propozuar të masave preliminare në mbështetje të sektorit privat.

Në të njëjtën kohë, organizatat e sipër-cekura kërkojnë sqarim konkret për sa i përket mekanizmave të implementimit të masave të propozuara të intervenimit.


“Duke vlerësuar se masat e paralajmëruara sot adresojnë nevojat e menjëhershme të ndërmarrjeve të afektuara nga masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, organizatat e biznesit shprehin besimin se Qeveria në detyrë do të hartojë një program gjithëpërfshirës likuiditeti i cili do të ndihmojë në rikuperimin nga pasojat me të cilat do të ballafaqohet sektorit privat edhe pas përfundimit të pandemisë COVID-19.

Në fund, odat ekonomike përsërisin zotimin e tyre për partneritet konstruktiv me Qeverinë në detyrë dhe institucionet e tjera të vendit me qëllim të minimizimit të ndikimit negativ në ekonominë e vendit, përmes mbijetesës së ndërmarrjeve private dhe ruajtjes së vendeve të punës, për të cilat vendi ka shumë nevojë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori