LAJMI I FUNDIT:

Barcelona provoi uljen e pagave shkaku i coronavirusit, lojtarët refuzojnë ofertën e klubit

Barcelona provoi uljen e pagave shkaku i coronavirusit, lojtarët refuzojnë ofertën e klubit

Lojtarët e Barcelonës kanë kundërshtuar një propozim të klubit për të ulur pagat e tyre pas shpërthimit të pandemisë së coronavirusit.

Sipas mediumit të njohur ESPN, kapitenët e klubit po negociojnë me bordin e drejtorëve dhe përderisa thuhet se është i hapur për një kompromis rreth uljes së pagave, por lojtarët nuk janë të kënaqur me propozimet aktuale që u ofrohen.


Ulja e pagave do të jetë e zbatueshme për të gjitha ekipet e para në klub, përfshirë ekipin e femrave dhe skuadrën e basketbollit për meshkuj.

Barcelona konsideron uljen e pagave shkaku i coronavirusit
Lexo po ashtu Barcelona konsideron uljen e pagave shkaku i coronavirusit

Përqendrimi është te ekipi i parë i futbollit të meshkujve, pagesa e kombinuar e pagave të cilëve është mbi 500 milionë euro  dhe thuhet se është më e larta nga çdo klub sportiv profesional në botë, përcjell Telegrafi.

Nëse nuk ka marrëveshje, bordi i Barcelonës mund të zbatojë një ulje pagash për punonjësit e saj.

Barcelona (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Përhapja e coronavirusit e ka sjellë ndalimin e sportit në të gjithë botën, ndër to edhe ai spanjoll – që do të thotë se të gjitha klubet nuk kanë të ardhura nga ditët e ndeshjeve ose nga muzetë dhe përfitimet tjera të të ndryshme.

Ndryshe, të mërkurën, u konfirmua se kishte 47,610 raste të konfirmuara të virusit në Spanjë, me një total prej 3,434 vdekjesh – duke tejkaluar tashmë Kinën.

Nga këto shifra përkthehen si 7.937 raste të reja brenda një dite dhe 738 vdekje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori