LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë

Moti në Kosovë
Foto: Arkiv

Të mërkurën do të vazhdojë të mbaj mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të borës.

Temperaturat parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë celsius.


Ndërkaq, të enjten parashihet mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.