LAJMI I FUNDIT:

Qeveria pezullon pa afat të caktuar të gjitha veprimet e AKP-së që kanë të bëjnë me pronat e paluajtëshme

Qeveria pezullon pa afat të caktuar të gjitha veprimet e AKP-së që kanë të bëjnë me pronat e paluajtëshme
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit, ka miratuar masat shtesë për parandalimin e përhapjes së pandemisë së Coronavirusit.

Njëra nga këto vendime është pezullimi pa afat i të gjitha veprimeve në lidhje me pronat e paluajtshme që ka nën administrim Agjencia Kosovare e Privatizimit.

“Në këtë mbledhje është miratuar edhe vendimi në të cilin i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme që ka nën administrim. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Programi i Qeverisë 2020-2023 parasheh politika që mund të ndryshojnë statusin aktual të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe të ndryshojnë administrimin afatgjatë të pronës publike dhe shoqërore”, njofton qeveria. /Telegrafi/