LAJMI I FUNDIT:

MacBook Air me procesor dhe tastierë të re, ndërsa ka çmim më të lirë

MacBook Air me procesor dhe tastierë të re, ndërsa ka çmim më të lirë

Laptopi i ri nga Apple, ka çmim më të lirë, megjithëse ka përparësi shtesë si Touch ID dhe dyfishin e kapacitetit të memories.

Për dallim nga MacBook Air i vitit të kaluar që kushtonte 1,025 euro, i riu është për 95 euro më lirë, sepse kushton 930 euro, transmeton Telegrafi.

Derisa, të gjitha ata që janë në studime, mund ta blejnë këtë laptop për 837 euro, si pjesë e sistemit të Apple për t’i liruar disa studentë të regjistruar në platformën e saj.


Në MacBook të ri është procesori 1.1 GHz dual-core, që i përket gjeneratës së dhjetë, ndërsa funksionon me macOS Catalina.

Varësisht nga konfigurimi, blerësit mund të zgjeshin në kartelën grafike Intel Iris Plus Grafics apo Security T2 të Apple.

Për modelin 256 GB, mund të merrni MacBook Air me një procesor Intel Core i3 dhe Turbo Boost deri në 3.2GHz për 930 euro.

Apo të shtoni 95 euro, që të mund të përmirësoni procesorin i5 me Turbo Boost, deri në 3.5GHz. Ose, ju mund të zgjidhni procesorin i7 me Turbo Boost deri në 3.8GHz, për 232 euro shtesë.

Ashtu si MacBook Air i vitit të kaluar, versioni 2020 gjithashtu vjen me një ekran Retina 13 inç me True Tone.

Për fat të mirë, vjen me një tastierë tjetër, pasi Apple ka vendosur ta zëvendësojë tastierën e tmerrshme në formë fluture, me Magic Keyboard.

Mjafton që në mes të tasteve është nga një milimetër dhe hapësira për menaxhim është bërë shumë më e lehtë. /Telegrafi/