LAJMI I FUNDIT:

Mino Raiola: Dua t’ia sjell Real Madridit një lojtar të shkëlqyer

Mino Raiola: Dua t’ia sjell Real Madridit një lojtar të shkëlqyer

Super agjenti italian, Mino Raiola e ka pranuar se dëshiron të punojë më afër me klubin e madh spanjoll, Real Madridin.

Raiola aktualisht ka huazuar portierin e PSG-së, Alphonso Areola te Reali, por ka ambicie më të mëdha për marrëdhëniet me klubin mbretëror.


Ai ka thënë se dëshiron që t’ia sjell një lojtarë të shkëlqyer klubit të Florentino Perezit.

Mino Raiola: Unë e krijova tregun e transferimeve, ua tregoj disa nga punët që unë bëj dhe dështimin e FIFA-s
Lexo po ashtu Mino Raiola: Unë e krijova tregun e transferimeve, ua tregoj disa nga punët që unë bëj dhe dështimin e FIFA-s

“Marrëdhëniet e mia me Real Madridin janë shumë të mira”, ka thënë fillimisht Raiola për gazetën Marca.

“Unë jam në kontakt me Jose Angel Sanchez (drejtor menaxhues) dhe më pëlqen të bisedoj me të për futbollin ose për FIFA-n sepse mendimi i tij më intereson”.

“Kam shpresa të mëdha që një ditë mund të sjell një futbollist të shkëlqyer në Real Madrid”.

“Sot kam Areolan, por është një operacion disi i dështuar sepse është një huazim”.

Juventusi vazhdon ta ndjek Haalandin, shpreson te raporti i tyre me agjentin Mino Raiola
Lexo po ashtu Juventusi vazhdon ta ndjek Haalandin, shpreson te raporti i tyre me agjentin Mino Raiola

“Dua të sjell një futbollist dhe do ta provoj këtë verë. Dua të jetë një burim krenarie për mua dhe futbollistët e mi sepse Real Madridi është një klub i madh”, përfundoi agjenti kontrovers.

Ndryshe, Raiola ka nën menaxhim emra të njohur si Paul Pobga, Erling Haaland dhe Gianlugi Donnaruma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori