LAJMI I FUNDIT:

Mino Raiola: Unë e krijova tregun e transferimeve, ua tregoj disa nga punët që unë bëj dhe dështimin e FIFA-s

Mino Raiola: Unë e krijova tregun e transferimeve, ua tregoj disa nga punët që unë bëj dhe dështimin e FIFA-s
Mino Raiola

Agjenti i njohur Mino Raiola, e ka përshkruar tregun e transferimeve si një prodhim teatral që ai e “krijoi”, por tani po kërkon një “revolucion” kundër FIFA-s.

Përfaqësuesi i lojtarëve të njohur si Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic, Gianluigi Donnarumma dhe Matthijs de Ligt, ka folur gjerë e gjatë për ueb faqen belge të Sport/Voetbalmagazine.

“Është 1 janari, hapet teatri, perdja ngrihet dhe shfaqja mund të fillojë. Por prapa skenave, aktorët kryesorë (futbollistët) janë tashmë të zënë, duke menduar  për gjysmën e vitit. Është e njëjta edhe për ne”.

“Për shembull, me Erling Haaland, po punoja tash gati një vit. Babai i tij është i përfshirë nga afër. Fola me disa klube, dëgjova plane, pashë numra dhe i negociova. Në këtë mënyrë, Erling mund të marrë një vendim të këshilluar mirë”.

Ndërsa shumë klube dhe tifozë e akuzojnë Raiolan se ai e ka prishur lojën me stilin e tij të negociatave dhe nxitjen e lojtarëve për të bërë lëvizje të shpeshta, ai është shumë krenar për rolin e tij.

“Unë nuk dua të dukem arrogantë, por mendoj se unë e krijova këtë treg. Futbolli u bë shfaqje dhe argëtim. Shpika tregun e futbollit dhe në 25 vite që kam qenë aktive”.

“Është një industri gjigande, të cilën e kam formuar duke mos e mbyllur kurrë gojën time dhe duke mbajtur gjithmonë një pozicion për lojtarët e mi”.

Kur bëhet fjalë për pretendimin e Football Leaks se Raiola mund të fitojë 49 milionë euro nga tarifa të ndryshme komisioni për kthimin e Pogba në Manchester United në 2016, agjenti ka një përgjigje.

“Unë nuk e kërcënova askënd në Manchester United me një armë për ta rikthyer Paul Pogban. Gjithmonë ka të bëjë me marrëveshjen për Pogban”.

“Është shumë e çuditshme që është gjithmonë flitet në lidhje me fitimet e mia, por FIFA nuk flet kur Ajaxi merr 150 milionë euro  për dy djem të rinj (De Ligt te Juventus dhe Frenkie de Jong te Barcelona). Kur ata i marrin paratë është e shkëlqyeshme dhe Ajax kanë bërë mirë”.

Raiola foli edhe për planet për t’u shkëputur nga FIFA, në mënyrë që klubet dhe agjentët të mund të punojnë në mënyrë të pavarur nga organi botëror i futbollit.

 

“FIFA e ka mbyllur, është sistemi i vjetër dhe ka mbaruar. Ky është fillimi i një epoke të re, ne jemi në fazat e themelimit. Është koha për një revolucion”, ka thënë ai

Planet e tij duket se shkojnë edhe më larg se ato të Forumit të Agjentëve të Futbollit, që Raiola e themeloi me Jorge Mendesin, Jonathan Barnett dhe agjentë të tjerët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori