LAJMI I FUNDIT:

Gundogan: Zidane, ndër më të mirët e të gjitha kohërave

Gundogan: Zidane, ndër më të mirët e të gjitha kohërave

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan ka folur për admirimin e tij për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Gundogan dhe City kishin për t’u takuar me Realin në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kthyese të 1/8-tës të martën në mbrëmje, por ajo ndeshje u pushua nga UEFA për shkak të kërcënimit në rritje të paraqitur nga coronavirus.


Në vend të kësaj, ish-lojtari i Borussia Dortmund foli me gazetën Marca rreth një sërë cështjesh, ndërsa njëra nga to ishte për trajnerin Zidane.

Gundogan nuk ka dyshime: Arteta është trajner i shkëlqyeshëm
Lexo po ashtu Gundogan nuk ka dyshime: Arteta është trajner i shkëlqyeshëm

“Për të folur për Zidanen, duhet ta bësh atë si lojtar dhe si trajner”, ka thënë fillimisht Gundogan për Marca.

“Për mua, Zidane është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, ashtu siç ai tregoi me Juventusin, Real Madridin dhe Francën. Ai gjithmonë luajti mirë. Zidane është një nga ata lojtarët që kam ndjekur si fëmijë. Mënyra si kontrollonte topin ishte e pabesueshme dhe mendoj se çdo lojtar që luan, e di atë”.

“Kjo është nga pjesa e suksesit të tij si trajner. Nëse dikush si Zidane ju thotë të bëni diçka në fushë, ju shkoni dhe bëni atë. Si nuk mund ta besoni atë, si nuk mund ta ndiqni atë me atë karrierë që ai kishte si lojtar?”

“Asnjëherë nuk kam pasur rastin të flas me Zidanen, por e respektoj shumë si një trajner dhe si një lojtar”, përfundoi reprezentuesi gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori