LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Është për keqardhje vendimi i Kurtit për shkarkimin e Veliut

Lekaj: Është për keqardhje vendimi i Kurtit për shkarkimin e Veliut

Shkarkimi i sotëm i Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, ka nxitur Lidhjen Demokratike të Kosovës që të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje dhe të nisin mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë.

E situata e tillë e krijuar politike në kohën e pandemisë së coronavirusit, po shihet shqetësuese nga partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj deklaroi për Telegrafin se gjërat e tilla ndodhin kur është një kryeministër i cili nuk ka përvojë.


“Mjerisht, kryeministri i Kosovës merr vendime të tilla në këtë situatë për të shkarkuar ministrin vetëm që ka shfaqur një mendim ndryshe është për keqardhje, ne nuk jemi në monizëm ku nuk përfillet demokracia. Kur ke një kryeministër të tillë, pa përvojë për t’i menaxhuar situatat e rënda siç gjendet Kosova janë gjëra të pritshme. Shpresoj që do të mbizotëroj arsyeja që primare të jenë qytetarët e Kosovës e jo interesat e lojërave politike të Albin Kurtit”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa sa i përket mocionit të mosbesimit të LDK-së, Lekaj pohoi se do të dalin me qëndrim të qartë pas vendimit të organeve të AAK-së.

LDK del nga koalicioni me LVV-në, nis mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti
Lexo po ashtu LDK del nga koalicioni me LVV-në, nis mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Ndryshe, pas paralajmërimit të LDK-së për nisjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, kryeministri Kurti ka thënë se është i interesuar ta vazhdojë bashkëpunimin me LDK-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori