LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Deklaratat e zyrtarëve amerikanë për largim të trupave nga Kosova, të nxitura nga presidenti Thaçi

Nagavci: Deklaratat e zyrtarëve amerikanë për largim të trupave nga Kosova, të nxitura nga presidenti Thaçi

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci thotë se kërcënimet e zyrtarëve amerikanë për tërheqje të trupave nga Kosova kanë qenë individuale dhe të shtyra nga presidenti, Hashim Thaçi.

Nagavci thotë se i pari i vendit në tentimin për përmbylljen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë është duke i tejkaluar kompetencat e tij.


“Më shumë se deklarata individuale ka qenë një gjë që është shtyrë edhe nga brenda. Më shumë nga brenda se nga jashtë. Nuk mendoj që i bën nder askujt që të krijoj panik ose frikë tek qytetarët. Ose për interesa të një grupi të ngushtë të personave, e në radhë të parë të presidentit Thaçi i cili ka qenë shumë i pa përmbajtur kohëve të fundit dhe ka qenë shumë jo përgjegjës ndaj rolit të tij që i përcakton kushtetuta”, tha Nagavci, për KosovaPress.

Sipas saj, nuk është hera e parë që presidenti Thaçi nuk po i përbehet rolit të tij kushtetues.

“Kjo nuk është hera e parë qe presidenti i vendit i tejkalon njëfarë forme kompetencat e tij. Ai nuk po përmbahet rolit të tij kushtues. Ka qenë gabim se edhe deklaratat e fundit që i diskutuam se duhet të vazhdohet bashkëpunimi me ShBA-të duke përjashtuar BE-në janë nisur nga Thaçi. I cili thuajse harroj gati gjithë dekadën dhjetë vjeçare të bashkëpunimit me institucionet e BE-së, duke mohuar edhe punën e tij të mëhershme”, thotë Nagavci.

Krahas kësaj nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se qasja që po proklamohet nga presidenti Thaçi, ose me SHBA-të, ose me BE-në është gabuese dhe e dëmshme.

“Aleancat tona duhet të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë. Është gabim që të bëhet një preferencë qoftë në mes të ShBA-ve, apo vendeve të BE-së. Unë besoj që një gabim të tillë nuk do të bëjmë. E këtë nuk e bëjnë as qytetarët e Republikës së Kosovës. Andaj as ne si përfaqësues të qytetarëve të vendit. Aleanca e jonë duhet të vazhdojë strategjinë me të gjitha vendet që na kanë përkrahur”, thotë Nagavci.

Duke folur për bashkëqeverisjen me LDK-në, Nagavci thotë se duhet të gjendet zgjidhja sa më parë sa i përket largimin të taksës ndaj Serbisë dhe vendosjes së reciprocitetit.

“Shpresoj që bashkë me partnerin tonë qeverisës të gjejmë një zgjidhje. Një rrugëdalje nga kjo situatë. Nuk mund të flas në emër të LDK-së”, thotë ajo.

Ditë më parë karshi institucion eve të Kosovës erdhën kërcënime serioze nga senatorë amerikan për tërheqje të trupave të tyre nga Kosova, në rast të mos largimin të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori