LAJMI I FUNDIT:

Surroi tërheq paralele: Thaçi s’mund të nënshkruaj marrëveshje i vetëm, ashtu siç nuk mundi Rugova

Surroi tërheq paralele: Thaçi s’mund të nënshkruaj marrëveshje i vetëm, ashtu siç nuk mundi Rugova

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka thënë se marrëveshja përfundimtare mund të nënshkruhet vetëm me një përfaqësim të gjerë të klasës politike.

Surroi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Albin Kurti nuk është izoluar nga ndërkombëtarët për vet faktin që javën e ardhshme do të qëndrojë në Berlin për vizitë zyrtare.

Ai thotë se nuk duhet ndjekur politika e Hashim Thaçit në marrëdhënie ndërkombëtare pasi sipas tij “po të ndiqej Thaçi në Ramuje Kosova do të kishte mbaruar në vitin 1999”.


Shkrimtari thotë se presidenti Hashim Thaçi nuk mund të arrijë marrëveshje i vetëm pa përfshirjen e qeverisë, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se edhe Ibrahim Rugovës i ishin ofruar letra për të nënshkruar në të kaluarën në Uashington por pa mbështetjen e pjesës tjetër “që ishin me armë në krahë” nuk mund të nënshkruante.

Surroi: Coronavirusi e pengon një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Surroi: Coronavirusi e pengon një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi

“Kujtojmë se Ibrahim Rugova në atë kohë kishte mbështetje popullore shumë më tepër se që ka sot Hashim Thaçi”.

Surroi thotë se ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese që drejtimin e negociatave ia jep qeverisë por me një rol të caktuar edhe për Presidentin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori