LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi i liderëve, deri më 24 mars asnjë tubim publik

Përfundon takimi i liderëve, deri më 24 mars asnjë tubim publik

Ka përfunduar takimi i sotëm i liderëve politik, të organizuar nga kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Në takim kanë marrë pjesë Hristijan Mickoski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bilall Kasami, Ziadin Sela, Menduh Thaçi dhe Afrim Gashi, ndërsa është biseduar rreth situatës së krijuar pas përhapjes së coronavirusit në vend.

Pas përfundimit të takimit, liderët thanë se kanë vendosur që deri më 24 mars të anulohen të gjitha tubimet publike të partive. Liderët theksuan se në takim nuk është diskutuar për shtyrje të zgjedhjeve, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ata thanë se deri në nisjen zyrtare të fushatës parazgjedhore, mesazhin e tyre tek qytetarët do ta përçojnë përmes mjeteve të ndryshme të komunikimit.

Të gjithë liderët pas përfundimit të takimit, thanë se nuk ka vend për panik tek qytetarët, duke shtuar se situata është nën kontroll./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori