LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm, të respektojmë rekomadnimet

Spasovski: Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm, të respektojmë rekomadnimet

Kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski në emisionin ‘Utrinski brifing’ ju bëri apel të gjithë qytetarëve që të sillen në mënyrë të përgjegjshme për situatës së re me coronavirusin. Ai gjithashtu ju bëri apel punëtorëve të mos keqpërdorin amsat për mungesë nga puna ndërsa punëdhënësve ju bëri thirrje që të respektojnë rekomandimet.

“Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm. Për këtë arsye ju bëj apel qytetarëve të jemi të përgjegjshëm dhe t’i respektojmë rekomandimet”, thotë Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se në këto kushte kur të gjithë luftojmë me këtë situatë, askush nuk duhet të përfitojë në dëm të qytetarëve.


Për rezervat shtetërore, Spasovski tha se ka mjaftueshëm dhe në moment të caktuar mund të shfrytëzohen për nevojat e qytetarëve. Thotë se jemi larg për të përdorur rezervat shtetërore.

“Shteti deri në këtë moment është në nivel të ulët, ende jemi në fazën e gjelbër dhe nuk duhet të krijojmë panik shtresë dhe t’i zbrazim raftet. Rezervat shtetërore ka dhe në ndonjë moment të caktuar do të përdoren për nevojat e qytetarëve”, tha Spasovski.

Kryetarët e partive sot në takim me Spasovskin, do të diskutohet për masat për përballje me coronavirusin
Lexo po ashtu Kryetarët e partive sot në takim me Spasovskin, do të diskutohet për masat për përballje me coronavirusin

Në takimin e sotëm kryeministri Spasovski pret që të ketë unitet dhe përgjegjshmëri nga të gjitha subjektet politike.

“Në botë s’ka gjë më e rëndësishme se shëndeti dhe jeta e qytetarëve. Në këtë takim liderësh duhet të bisedojmë për masat, të dëgjohen propozimet, të jemi të unifikuar”, u shpreh Spasvoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Lajme
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

Politikë
Kalo në kategori