LAJMI I FUNDIT:

Zidane drejt shkarkimit, Perez ka dy emra gati

Zidane drejt shkarkimit, Perez ka dy emra gati

Rikthimi për herë të dytë në Madrid nuk i po shkon aspak mirë Zinedine Zidanes.

Në shtatë ndeshjet e fundit Real Madridi ka pësuar katër humbje dhe në Ligën e  Kampionëve me një këmbë është jashtë nga Manchester City.


Florentino Perez vetëm ka filluar të mendojë për pasardhësin e francezit.

Kontrata e Zidanes me madrilenët skadon në verën e 2022, por nëse Real Madridi  nuk ia del të fitojë kampionatin (nga Kupa është eliminuar dhe në Ligën e Kampionëve ka edhe ndeshjen e kthimit me Manchester Cityn), atëherë do ta mbyllë eksperiencën e dytë si trajner që në qershor të këtij viti.

Sipas mediave spanjolle, presidenti madrilen ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e Maurizio Pochettinos, ish-trajnerit të Tottenhamit.

Emri tjetër në listën e Perez është ai i ish trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili është i papunë dhe ka premtuar rikthimin verën e ardhshme.

Por për italianin në garë janë edhe Paris Saint Germain dhe Bayern Munchen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori