LAJMI I FUNDIT:

“E vetmja mënyrë për ta ndalur Messin”, rreshtimi i lojtarëve të Sociedadit bëhet viral në rrjetet sociale

“E vetmja mënyrë për ta ndalur Messin”, rreshtimi i lojtarëve të Sociedadit bëhet viral në rrjetet sociale

Futbollistët e Real Sociedadit kanë tentuar një mënyrë interesante për ta ndalë Lionel Messin të shënojë nga goditja e dënimit ndaj tyre.

Barcelona ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1-0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.


Goli i vetëm në këtë fitore të katalunasve erdhi në minutën e 81-të pikërisht nga ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Barcelona fiton në fund ndaj Sociedadit dhe rikthen pozitën e parë në La Liga
Lexo po ashtu Barcelona fiton në fund ndaj Sociedadit dhe rikthen pozitën e parë në La Liga

Megjithatë, gjatë ndeshjes u pa një tentativë interesante e lojtarëve të Sociedadit për të ndalur Messin.

Në minutën e 57-të të ndeshjes gjatë një goditje të lirë, lojtarët e ekipit bask u futën të gjithë në zonë për të tentuar ta ndalin goditjen e Messit.

Tre lojtarë ishin në murin mbrojtës, dy të tjerë në vijën e golit së bashku me portierin, ndërsa të tjerët ishin rreshtuar në zonën e pesë metërshit.

Kjo mënyrë për të ndalur Messin është bërë virale në rrjetet sociale, ku disa nga ta thonë se kjo është “e vetmja mënyrë për të ndalur”.

Në fund, goditja nga 23 metra e argjentinasit shkoi mbi portë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori