LAJMI I FUNDIT:

Ndeshjet pa tifozë në NBA shkaku i coronavirusit, LeBron James shpërthen dhe thotë se nuk do të luaj

Ndeshjet pa tifozë në NBA shkaku i coronavirusit, LeBron James shpërthen dhe thotë se nuk do të luaj

Sëmundja ngjitëse që ka prekur thuajse gjithë botën së shpejti mund të përhapet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përderisa klubet evropiane po anulojnë ndeshje dhe në disa kampionate po luhet pa tifozë, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur në Amerikë në ndeshjet e MLS dhe NBA.


Por NBA i ka bërë të qartë klubeve se duhet të përgatiten që të luajnë edhe pa tifozë nëse është nevoja.

E për këtë temë është pyetur edhe basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James.

LeBron James. (Photo by Harry How/Getty Images)

Ylli i skuadrës nga Kalifornia ka thënë se nëse merret një vendim i tillë që ndeshjet të luhen pa tifozë, ai atëherë nuk do të luaj fare.

“Ndeshjet pa tifozë? Jo. Është përgjigje e thjeshtë”, deklaroi James.

“Nuk do të luaj nëse nuk i kemi tifozët në tribuna, për ata luaj”, vazhdoi tutje James.

“Unë luaj për bashkëlojtarët e mijë, për tifozët. Nëse kemi ndonjë ndeshje ku nuk ka tifozë, atëherë unë nuk do të luaj”, deklaroi James i frustruar.

James shkëlqeu me fanellën e Lakers në fitoren ndaj Milwaukee Bucks 113:103 në një ndeshje ku ‘Mbreti’ realizoi 37 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori