Gazetari britanik dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Tim Judah, tha se “isha shumë i lumtur që emisari i presidentit amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se ishte i gabuar pretendimi im se SHBA do të dëshironte të shkohet shpejt drejt një marrëveshje të madhe [Kosovë-Serbi]”. Ai thotë se Thaçi dhe Vuçiq po i fshehin të gjitha detajet e bisedave të ndërsjella nga publiku, për shkak se nuk kanë marrëveshje. “Për Thaçin, problemi është se ai nuk mund të zbatojë asgjë… Albin Kurti tani është kompetent”.
Gazetari britanik dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Tim Judah gjatë javës, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se Richard Grenell dhe njerëzit e presidentit Donald Trump dëshirojnë të lëvizin shpejt në një marrëveshje të madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar emisari i presidentit Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke thënë se Judah po i shpik gjërat.
Judah, në një deklaratë për gazetën serbe Danas, ka thënë sot se ajo që ka thënë ka qenë e vërtetë.
“Grenell nuk do të kishte marrë mundin të më gjykojë në stilin e Trumpit nëse nuk do të kisha pasur të drejtë! Sikur ajo që thashë nuk do të ishte e vërtetë, ai kurrë nuk do të reagonte. Amerikanët janë të zemëruar që kjo informatë u publikua dhe, dyshoj, për shkak se nuk do të mund të arrihet marrëveshja”, tha Judah, përcjell Telegrafi.
Të përkujtojmë se pas takimit të fundit midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, të mbajtur në prani të ambasadorit Grenell, Judah shkroi në Twitter se Vuçiq dhe Thaçi biseduan në Washington për shkëmbimin e territoreve pa detyrimin e Serbisë për ta njohur Kosovën, por që Serbia më nuk do të pengonte anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
I pyetur të komentojë deklaratat e presidentit serb Vuçiq, i cili pasi u kthye nga SHBA tha se “ka shumë lajme të rreme, se është bërë një plan për të zgjidhur çështjen e Kosovës”, Judah tha se nuk është çështje e ‘lajmeve të rreme’ kur bëhet fjalë për analistë dhe gazetarë serioz.
“Tregimi për lajme të rreme është vetëm një mënyrë për të provuar që ata të njollosen dhe heshten, sidomos kur ata janë gjurmë të ndonjë gjëje. Gazetarët e vërtetë nuk kanë asnjë motiv të përhapin lajme të rreme, përndryshe nuk do të ishin gazetarë të vërtetë. Kur Vuçiq tha që unë jam i lumtur vetëm kur diçka e keqe u ndodhë serbëve, ai gaboi rëndë. Artikulli i fundit që e kam shkruar për ‘The Economist’ ka të bëjë me sektorin e shkëlqyer të teknologjisë në Serbi, i cili po ‘lulëzon’ (dhe për potencialin që të lulëzojë prodhimi i litiumit) dhe se sa janë të mrekullueshëm serbët. Jam i sigurt se zonja Brnabiq ia ka treguar atë artikull! I uroj të gjithëve në Ballkanin Perëndimor çdo të mirë dhe kur shoh një rast për të shkruar për ta, këtë e bëj”, tha Judah.
Ai thotë se Thaçi dhe Vuçiq me këmbëngulësi po i fshehin të gjitha detajet e bisedave të ndërsjella nga publiku, për shkak se nuk kanë marrëveshje.
“Nuk ka marrëveshje për çështje të caktuara, përfshirë Bashkësinë e Komunave Serbe. Për Thaçin, problemi është se ai nuk mund të zbatojë asgjë. Amerikanët vazhdojnë të pretendojnë se ai [Thaçi] ende është kompetent, por ai nuk është ashtu. Albin Kurti tani është kompetent. Për Vuçiqin, shumë nga ato që thuhen mund të përdoren kundër tij në zgjedhje, kështu që do të ishte më mirë nëse ai shmanget [nga publiku]. Për shembull, pjesa kryesore e diskutimit është njohja – dhe ideja që ata po e konsiderojnë se ekziston, është se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por ajo as nuk do ta pengojë në rrugën e saj për t’u bërë anëtare e OKB, që në njëfarë mënyrë është një lloj njohjeje. Nëse Serbia nuk do ta kundërshtonte këtë anëtarësim, atëherë ekziston një teori që Rusia më nuk do të ishte ‘ma serbe se Serbia’. Por, kuptojeni pse ai (Vuçiq) nuk dëshiron që kjo të përdoret kundër tij”, tha analisti britanik.
Judah tha se nuk ka ndonjë informatë nëse qershori është afati i fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi, siç pretendohet nga disa media të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe