LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon përplasja në mes gazetarit Tim Judah dhe Vlora Çitakut në Twitter

Vazhdon përplasja në mes gazetarit Tim Judah dhe  Vlora Çitakut në Twitter

Në Twitter, ka vazhduar përplasja mes ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitakut dhe gazetarit britanik, njohësit të zhvillimeve në Ballkan, Tim Judah.

Ky i fundit ka shkruar se “Këtë mëngjes unë shkrova se gjërat në lidhje me Kosovën mund të jenë duke iu afruar përfundimit. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku shkroi se unë e kisha gabim. Pastaj ajo u dorëhiq. Jo e ndërlidhur natyrisht, por ka shumë gjëra që po ndodhin prapa skene”.


I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ambasadores Çitaku, e cila i ka replikuar gazetarit Judah.

“I dashur Tim, krejtësisht jo relevante dhe asgjë nuk ndodh prapa skenave. Ju lutemi ndaloni përhapjen e konfuzionit dhe panikut”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe, gazetari britanik Judah, në një postim të bërë dje në Twitter, ku shkroi se Richard Grenell dhe njerëzit e presidentit Donald Trump dëshirojnë të lëvizin shpejt në një marrëveshje të madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nxiti reagimin e ambasadorit Grenell, e po ashtu edhe të ambasadores Çitaku.

Grenell dhe Çitaku theksuan se këto janë deklarata spekulative dhe se askush nuk po provon t’i lëviz gjërat aq shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori