LAJMI I FUNDIT:

Flet ministri maqedonas i Shëndetësisë: Maqedoni e Veriut – Kosovë duhet të luhet pa tifozë

Flet ministri maqedonas i Shëndetësisë: Maqedoni e Veriut – Kosovë duhet të luhet pa tifozë

Maqedonia e Veriut është nikoqire e Kosovës për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në Divizionin D.

Por ky takim rrezikon seriozisht të zhvillohet pa praninë e tifozëve, shkaku i coronavirusit që ka prekur edhe shtetin fqinj.


E për këtë ka folur edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për mediumin ekipa.mk.

Numri një i shëndetësisë maqedonase ka thënë se të gjitha garat sportive duhet të zhvillohen pa praninë e tifozëve, përfshirë edhe ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë.

“Të gjitha garat sportive, duke përfshirë ndeshjen Maqedonia – Kosova, për mendimin tim duhet të luhen pa shikues. Ne do të rekomandojmë ndalesën për shikues edhe për një javë, deri më 13 mars. Por varësisht nga situata, mund të vendosim ndryshe”, ka deklaruar ministri maqedonas Filipçe.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës është paraparë të zhvillohet më 26 mars në Shkup.

Kujtojmë që takimet e fundit në elitën e futbollit maqedonas janë zhvilluar pa praninë e tifozëve shkaku i rrezikut të sëmundjes ngjitëse coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori