LAJMI I FUNDIT:

Crespo: Shpresoj që Lautaro të mbetet te Interi

Crespo: Shpresoj që Lautaro të mbetet te Interi

Ish-sulmuesi i Interit, Hernan Crespo ka inkurajuar Lautaro Martinez të qëndrojë në Giuseppe Meazza mes thashethemeve për një transferim në Spanjë.

Sulmuesi argjentinas ka qenë i lidhur me një lëvizje te Real Madridi dhe Barcelona në La Liga.


Por, bashkatdhetari i tij dhe ish-ylli i Serie A, Crespo, i cili aktualisht është trajner i Defensa y Justicia në vendlindjen e tij, e ka këshilluar 22-vjeçarin të mbetet më gjatë te Nerazzurrët.

Barcelona dhe Real Madridi fillojnë ‘luftën’ për Lautaron
Lexo po ashtu Barcelona dhe Real Madridi fillojnë ‘luftën’ për Lautaron

Lautaro ka impresionuar duke shënuar 12 gola në 21 ndeshje të Serie A këtë sezon dhe Crespo ka pohuar se ai vërtet u mrekullua nga rendimenti i sulmuesit.

“Do të doja që ai të mbetej në Inter për një kohë, sepse kam dashuri për Nerazzurrët”, ka thënë fillimisht Crespo për FOX Sports.

“Ai filloi të luante këtë vit sepse Icardi u largua dhe ai shpërtheu”.

Interi dëshiron tre lojtarë nga Barcelona në këmbim të Lautaro Martinezit
Lexo po ashtu Interi dëshiron tre lojtarë nga Barcelona në këmbim të Lautaro Martinezit

“Uroj që ai të qëndrojë pak më gjatë, dy ose tre vjet. Pastaj, tregu është një gjë tjetër”, përfundoi argjentinasi.

Crespo luajti 116 ndeshje për Interin dhe shënoi 45 gola në fanellën e Nerazzurrëve, ndërsa shënoi 154 gola në 340 ndeshjet në Serie A pasi luajti edhe te Parma, Lazio, Milani dhe Genova. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori