LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Rënia e familjes Jashari, na tregoi se sa e shtrenjtë ishte çmimi i lirisë tonë

Osmani: Rënia e familjes Jashari, na tregoi se sa e shtrenjtë ishte çmimi i lirisë tonë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e veçantë të Kuvendit me rastin e Epopesë së UÇK-së, ka thënë se sot e përkujtojmë veprën heroike të komandantit Adem Jashari, dhe sakrificën sublime të familjes Jashari.

Osmani shtoi se Ademi së bashku me anëtarë të tjerë të familjes ishin mësuar të jetonin nën kërcënim të vazhdueshëm, dhe kjo i kishte motivuar edhe më shumë për rezistencë.

“Kjo e kishte motivuar edhe më shumë për rezistencë, prandaj komandantit dhe familjes Jashari nuk iu shkonte mendja të dorëzoheshin. Rënia e tyre është simbol i sakrificës njerëzore dhe qëndresës së popullit shqiptar”, tha Osmani.


Kryeparlamentarja shtoi se rrethimi i tyre nga regjimi serb dhe pastaj rënia e tyre i treguan botës demokratike pamjet e errëta të regjimit totalitar serb.

“Rënia e familjes Jashari ishte thirrje globale për mbrojtjen e vlerave normale. Ngjarjet e 5,6, dhe 7 marsit 1998 në Prekaz i dhanë vulë solidaritetit ndërmjet njerëzve. Në atë fillim mars secili shqiptar ishte Ademi, secili shqiptar ishte i gatshme të sakrifikonte gjithçka për vendin e tij”, shtoi Osmani.

Kurti: Familja Jashari u sakrifikuan sepse e deshtën lirinë dhe tokën më shumë se jetën
Lexo po ashtu Kurti: Familja Jashari u sakrifikuan sepse e deshtën lirinë dhe tokën më shumë se jetën

Osmani theksoi se beteja e Jasharajve u shndërrua në inspirim për mijëra të rinj e të reja që ata të jenë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për idealin e tyre.

Ajo përmendi me emra të gjithë anëtarët e familjes Jashari që ranë heroikisht gjatë luftës për Kosovën e lirë.

“Unë nuk mund ti përmbledh në numër ata që ranë në këtë betejë, sepse ata nuk janë thjesht një numër, secili është një histori në vete”, u shpreh Osmani.

Osmani shtoi se beteja e Jasharajëve na tregoi se sa e kushtueshme është jeta dhe sa e shtrenjtë ishte çmimi i lirisë tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori