LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Familja Jashari u sakrifikuan sepse e deshtën lirinë dhe tokën më shumë se jetën

Kurti: Familja Jashari u sakrifikuan sepse e deshtën lirinë dhe tokën më shumë se jetën

Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca solemne me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalimin e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot është datë e shënuar për historinë e vendit tonë, transmeton Telegrafi.


“Sot është datë e shënuar për historinë e vendit tonë, 22 vite më parë me 5 mars forca të shumta të policisë e ushtrisë serbe me tanke e artileri kishin rrethuar shtëpinë e familjes Jashari në Prekaz. Asnjë sulm nuk i dobësonte e nuk i zbrazte por vetëm që i forconte. Për tri ditë rresht do të luftonin tre breza bashkë, tre breza të një familje të madhe u flijuan për të ardhmen dhe për neve. Nga Shabani e Zahidja që ishin 74-vjeçar e deri tek Igballja 11-vjeç , Blerina 7-vjeç e Kushtrimi 13-vjeç. Hamza, Ademi bashkë me Zarifën, Hidajetën, Adilen, Feridën e Selvetën luftuan e u sakrifikuan sepse deshtën lirinë dhe tokën më shumë se jetën.  Baca Shaban me djemtë, Ademin dhe Hamzën me gratë e tyre por edhe me nipa e mbesa, vajza e djem, në ato tre ditë e tri natë të qëndresës epike në Prekaz, 59 dëshmorë ranë për lirinë e atdheut, prej tyre 18 gra e 10 fëmijë”, ka thënë Kurti, përcjell Telegrafi.

Osmani: Rënia e familjes Jashari, na tregoi se sa e shtrenjtë ishte çmimi i lirisë tonë
Lexo po ashtu Osmani: Rënia e familjes Jashari, na tregoi se sa e shtrenjtë ishte çmimi i lirisë tonë

Kryeministri Kurti, ka thënë se komandanti Adem Jashari, ishte i destinuar që të bënte histori.

“I lindur në 28 nëntor në Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar, e i rënë më 7 mars në ditën e mësuesit, Adem Jashari thua se ishte i destinuar të bënte histori. Me Jasharajt çuditen vetëm ata që nuk e dinë historinë e tyre. Lirinë që e gëzojmë sot e kemi nga dëshmorët dhe martirët. Faktor tjetër është NATO ndërsa më pas janë kontributet e secilit prej ne. Ata asnjëherë nuk u dorëzuan dhe asnjëherë nuk e lëshuan Kosovën. Bërthama e ushtrisë ishte te familja Jashari, ndërsa pa rezistencën, qëndresën dhe luftën e tyre nuk do të kishte UÇK”, ka pohuar Kurti.

Seanca solemne ka filluar rreth orës 09:00, të pranishëm në seancë ishin edhe fëmijët e familjes Jashari. /Telegrafi/

Drejtpërdrejt nga seanca për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Drejtpërdrejt nga seanca për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Publiée par Telegrafi.com sur Jeudi 5 mars 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori