LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës kap 8,500 litra pije joalkoolike kontrabandë

Dogana e Kosovës kap 8,500 litra pije joalkoolike kontrabandë

Oficerët doganor respektivisht Njësia Anti-Kontrbandë gjatë patrullimeve rutinore në pjesë veriore kanë kapur një maune e cila kishte sasi të konsiderueshme të pijeve jo-alkoolike mbi 8,500 litra.

Sipas Doganës së Kosovës, oficerët gjatë patrullimeve kanë vërejtur një maune të parkuar, dyshimet e para se ngarkesa përmbante mallra të kontrabanduara. Pas hapjes së maunës janë gjetur sasi e konsiderueshme e pije joalkoolike në sasi prej: 12 paleta x 90 pako x 24 copë = 25,920 copë x 0.33 litra, apo gjithsejtë 8,553.60 litra.


Mauna dhe sasia e mallrave të kontrabanduara janë konfiskuar, po ashtu edhe është hapur rasti për hetime të mëtejme.

Në fund, Dogana fton qytetarët që të thërrasin në 0800 50095 për raste të dyshuar të kontrabandës dhe korrupsionit.