LAJMI I FUNDIT:

Vanessa Bryant ‘e shkatërruar’ pas publikimit të fotografive nga aksidenti ku humbi jetën Kobe dhe Gianna

Vanessa Bryant ‘e shkatërruar’ pas publikimit të fotografive nga aksidenti ku humbi jetën Kobe dhe Gianna

E veja e Kobe Bryant, Vanessa Bryant, është ‘tërësisht e shkatërruar’ nga fotografitë që janë publikuar nga dita kur basketbollisti ndërroi jetë me vajzën e tij, Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

Autoritetet e Los Angelesit kanë qenë vet ata që kanë publikuar imazhe të helikopterit të aksidentuar.


Sipas avokatit të saj dhe raportimeve nga tabloidet e huaja, Vanessa ka shkuar personalisht në zyrën e policisë ditën e 26 janarit për t’i kërkuar që të mos publikohet asnjë fotografi, në shenjë respekti dhe mbrojtjeje për viktimat dhe familjet e tyre.

Vanessa Bryant dhe Kobe Bryant (Foto: Getty Images/Guliver)

Kërkesa nuk u plotësua dhe fotot e shkrepura kanë qarkulluar jo vetëm brenda departamentit, por dhe më gjerë.

Megjithatë, Vanessa ka ngritur akuza ndaj përgjegjësve që kanë publikuar këto imazhe dhe kërkon që pas identifikimit të tyre, të merren masat dhe fotot të mos shpërndahen më tej.

“Kishim shpresuar të plakemi së bashku”, Vanessa Bryant tregon historinë me fustanin nga “The Notebook” që i dhuroi Kobe
Lexo po ashtu “Kishim shpresuar të plakemi së bashku”, Vanessa Bryant tregon historinë me fustanin nga “The Notebook” që i dhuroi Kobe

Përmes një statusi në Facebook të premten, sherifi i policisë sqaron se të gjitha akuzat janë nën hetime dhe se është shumë i shqetësuar që vartësit e tij të jenë përfshirë në një qështje kaq të ndjeshme.

Kobe Bryant dhe familja e tij (Foto: Getty Images/Guliver)

Kujtojmë që në fillim të këtij viti, legjenda e basketbollit Kobe Bryant (41-vjeçar) dhe vajza e tij, Gianna (13-vjeçare) “Gigi Bryant”, ndërruan jetë tragjikisht në një përplasje helikopteri në Kaliforni. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori