LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM premton katër miliard investime të brendshme dhe të huaja

OBRM-PDUKM premton katër miliard investime të brendshme dhe të huaja

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se me ardhjen e tyre në pushtet do të heqin tatimin personal për personat deri më 29 vjet dhe do të ketë katër milion investime të brendshme dhe të huaja në vend.

“Projekti 0 përqind e taksës mbi të ardhurat personale për të rinjtë deri në 29 vjeç do të thotë një mundësi për të rinjtë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Ka të rinj në Maqedoni që me talentin e tyre do të krijojnë ide të forta sipërmarrëse dhe inovative prandaj ne do të punojmë për krijimin e kushteve më të favorshme për shfrytëzimin e potencialit të tyre.

Qeverisja e OBRM-PDUKM-së do të obligohet që në mandatin e saj katër vjeçar të sjell katër miliard euro investime vendore dhe të huaja, ndërsa kjo do të thotë mbështetje nga shteti për ekonominë e vendit dhe kompanitë dhe tërheqjen e investimeve direkte përmes reformimit të modelit që do të jetë tërheqës për kompanitë e mëdhaja”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.


Nga atje thonë se OBRM-PDUKM angazhohet që të realizojë masat dhe projektet nga të cilat më shumë përfitim do të kenë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Lajme
Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Lajme
Zëvendësministri Dobra, Haradinajt: Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin, në FSK nuk ka më pagë 400 euro

Zëvendësministri Dobra, Haradinajt: Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin, në FSK nuk ka më pagë 400 euro

Lajme
Pamje spektatore nga Mali i Nemërçkës, maja më e lartë në Jug të Shqipërisë

Pamje spektatore nga Mali i Nemërçkës, maja më e lartë në Jug të Shqipërisë

Lajme
25 vjetori i themelimit, Kurti: Zemra mal kur shohë që fëmijët e duan Policinë e Kosovës

25 vjetori i themelimit, Kurti: Zemra mal kur shohë që fëmijët e duan Policinë e Kosovës

Lajme
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Kalo në kategori