Qindra refugjatë tashmë janë mbledhur në kufirin e Turqisë me Greqinë – ose kanë mbërritur në ishullin Lesbos – pasi Ankaraja tha se nuk do të parandalonte më kalimin e tyre për në Evropë.
Këto deklarime të Ankarasë kanë shkaktuar kritika nga ekspertët e të drejtave të njeriut të cilët thonë se Turqia ka përdorur refugjatët si “patate të nxehtë” për të detyruar BE-në të ndërhyjë në përshkallëzimet në Siri.
Dhe një veprim i tillë vjen disa ditë pasi 33 ushtarë turq u vranë në një sulm ajror në Idlib, ku luftimet intensive tashmë kanë dërguar mijëra sirianë të ikin nga shtëpitë e tyre.
Pas kësaj, disa ekspertë kanë vlerësuar rolin e BE-së në Turqi, dhe pyesin nëse Evropa po përballet me një krizë tjetër migracioni dhe të përcaktojë nëse blloku ka një përgjegjësi për të vepruar, transmeton Telegrafi.
Pse duhet të shqetësohet Evropa?
Një përshkallëzim i luftimeve në Siri mund të fillojë një reagim zinxhir që të kujton pasojat e krizës së migracionit të kontinentit, i cili filloi në vitin 2015.
Nëse Turqia po përballet me një fluks tjetër të refugjatëve që ikin nga vendi i shkatërruar nga lufta, kushtet e reja të kufirit do të nënkuptojnë se Evropa po përballet me të njëjtën perspektivë.
Bashkëpunëtori i studimit Luigi Scazzieri, nga Qendra e Reformës Evropiane (CER), tha për Euronews se kjo mund të çojë në “qindra mijëra refugjatë” që do të mbërrijnë në BE, dhe mund të shihte “një ndërprerje të marrëdhënieve të saj me Turqinë dhe tendosje të madhe të BE-së”.
Duke parë nga afër, analisti i konfliktit Ruslan Trad tha që atë e shqetësonte se BE-ja ishte “vonë” për t’iu përgjigjur çështjeve “tashmë që gjenden në derë”.
Ai tha: “BE është e ndarë, por le të kujtojmë se çfarë ndodhi pas valës së refugjatëve në vitin 2015 – kemi qeveri populiste, ka ndodhur Brexit-i, dhe tensionet e tjera të brendshme.
“BE-ja nuk është më mirë e përgatitur sot. Mungesa e një politike të përbashkët të jashtme dhe të kuptuarit e situatës në terren e bën Bashkimin Evropian një vëzhgues të fshehtë të ngjarjeve”.
Pse po kërcënon Turqia të hap kufirin?
Deklarata e Turqisë për të hapur kufirin drejt vendeve anëtare të BE-së do të shkelte një pakt të bërë në vitin 2016 për të frenuar fluksin e migracionit në Evropë.
Por Ankaraja gjithashtu është e përqafuar në një inkursion në Sirinë veriore për të përmbushur interesat e veta në rajon dhe për të krijuar shumë “zona të sigurta” përgjatë kufirit të saj.
Pra – duke kërcënuar se do të prishte paktin e vitit 2016 dhe do të fuste interesat evropiane në prapavijë – kjo mund të detyrojë BE-në dhe aleatët e tjerë të NATO-s të veprojnë në një konflikt.
“Shfaqja e një krize humanitare pranë kufijve të Evropës, e pakrahasueshme në ashpërsinë e saj që nga luftërat jugosllave duhet të bindë kombet perëndimorë të rivlerësojnë rreziqet e mos ndërhyrjes”, shkroi Sinan Ulgen, kryetari i qendrës së studimeve të Stambollit Edam.
A kishte Turqia ndonjë mundësi tjetër?
“Padyshim që kishte më shumë mundësi, por shumë pak kishin mbetur në fillim të viteve 2020”, tha Trad përmes emailit.
Bashkëthemeluesi i De Re Militari Journal shtoi se fuqitë perëndimore nuk mund të prisnin që Turqia – e cila tashmë pret 3.5 milionë refugjatë – të vazhdojë ashtu siç është edhe për shumë gjatë.
Ai shtoi: “Për mua, kjo është një zgjidhje e gabuar, por e pritur”.
A ka BE-ja përgjegjësi për të vepruar?
Ekspertët kanë inkurajuar BE-në që të ketë një reagim më të fortë në mbrojtjen e refugjatëve, por edhe në marrjen e një pjese më të madhe në gjetjen e një zgjidhje afatgjatë për paqen në Siri.
“Idlib është një rast i llojit të situatës në të cilën kërkohet ndërhyrje humanitare ndërkombëtare”, shkruajti Ulgen.
Ndërkohë, Scazzieri tha se ishte në interesin më të mirë të Evropës që “të kontrollonte krizën”.
Kjo mund të bëhet, shtoi ai, duke rritur “mbështetjen për refugjatët në Turqi dhe gjithashtu duke e shtyrë Rusinë të ndalojë luftimet në Siri”.
Po ndërkohë?
Më tej Ulgen sugjeroi një mision të përbashkët humanitar BE-NATO për të ndihmuar ata që janë zhvendosur në Idlib, ndërsa Amnesty International ka kritikuar përdorimin e refugjatëve si “patate të nxehtë” në një “lojë vdekjeprurëse politike”.
Zëvendësdrejtori i organizatës Massimo Moratti lëshoi një deklaratë të premten duke kërkuar që BE-ja të bëjë “shumë më tepër për të ndarë përgjegjësinë” për refugjatët që vijnë në Turqi.
Kjo do të përfshijë “mbështetje financiare dhe sigurimin e shtigjeve të sigurta për në Evropë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite