LAJMI I FUNDIT:

Curri: Risku në vendin e punës është konsideruar si taksë shtesë, kompanitë e mëdha kanë filluar të vetëdijesohen në këtë aspekt

Risku në vendin e punës, dhe mënyra se si bëhet vlerësimi i riskut në vendin e punës ishte tema që u diskutua në emisionin “Përballje ditore” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi. Gjithashtu në emision është diskutuar edhe për atë se a bëhet vlerësimi i riskut të punës vetëm për sigurinë në punë apo edhe për shëndetin.

Në lidhje me vlerësimin e riskut në vendin e punës, dhe mënyrën se si bëhet ky vlerësim ka folur Minir Curri, nga kompania për vlerësim të riskut, B&M, i cili tha se është me rëndësi që të bëhet vlerësimi i riskut në vendin e punës, i cili siç shpjegoi ai bëhet në mënyrë kuantative dhe kualitative. E para që bëhet në kompani të mëdha më shumë punëtor, dhe e dyta që bëhet për një vend të caktuar pune.

Curri tha se ka edhe vlerësime të risqeve gjenerale, ku natyra e punës në disa sektorë është i njëjtë, bëhet vlerësimi i riskut gjeneral për ato vende pune.


Ai u shpreh se në Kosovë, vonë ka filluar të praktikohet vlerësimi i riskut në vendin e punës, kurse nga punëdhënësit fillimisht u konsiderua si taksë shtesë nga shteti, duke mos qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij vlerësimi.

“Fillimisht për punëdhënësit, vlerësimi i riskut është konsideruar si një taksë nga shteti që po u bëhet, në mungesë të kulturës që ai e ka për detyrë që së paku në çështje morale me e ba vlerësimin e riskut për një pozitë pune, që ta dinë se nga çka atakohet ai punëtor”, tha Curri.

Minir Curri – kompania për vlerësim të riskut, B&M në një intervistë për emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com

Curri tha se vlerësimi i riskut në vendin e punës nuk mund të bëhet vetëm një herë, por në varësi se si zhvillohet kompania.

“Vlerësimi i riskut është një çështje gjithmonë evoluon, në varësisht prej zhvillimeve të kompanisë. Mund të ketë ndryshim në punëtor, në makineri, në lëndët e para, mund të ketë edhe ndryshim për kemikate të ndryshme që ai përdorë për atë vend pune. Vlerësimi i riskut është diçka që avancohet në varësi si zhvillohet kompania. Ka një vetëdijesim te kompanitë e mëdha, që janë serioz,  ndërsa te kompanitë e mesme e të vogla ende e konsiderojnë këtë si një presion nga inspektorati i Punës, i cili është i vetmi organ që po i shtynë sendet përpara. Vlerësimi i riskut gjithmonë duhet të avancohet, mënyra e avancimit duhet të behet me trajnime të ndryshme”, tha Curri.

Sa i përket vlerësimit të riskut në aspekt shëndetësor, Curri tha se është çështje e cila ka mbetur në hije, pasi ai tha se mungon edhe laboratori për të analizuar kemikatet që mund të jenë të dëmshme në vendet e punës.

Sejdiu: Ligji për Siguri dhe Shëndet në vendin e punës nuk respektohet, sektori privat në gjendje jo të mirë
Lexo po ashtu Sejdiu: Ligji për Siguri dhe Shëndet në vendin e punës nuk respektohet, sektori privat në gjendje jo të mirë

“Fatkeqësisht në Kosovë, çështja e vlerësimin të riskut në aspekt shëndetësor është në hije, pasi bëhet vetëm në aspekt fizik e mekanik, faktor të ndryshëm të ambientit nëse godasin punëtorin. Në aspektin e shëndetit në punë është paksa problematike, pasi në mënyrë ligjore, nuk e kemi aprovuar një listë të sëmundjeve profesionale, dhe punëdhënësit nuk kanë filluar të plotësojnë formularët, për prezencën e sëmundjeve profesionale, dhe nuk kemi laborator të akreditim për analizim të kemikateve”, u shpreh curri.

Ai tha po ashtu që nuk mund të nënvlerësohet risku në punë, sado i vogël që është, pasi një risk i vogël mund të jetë edhe fatal në raste të ndryshme.

Ky artikull është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it dhe AGK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori