LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi nënkryetarin e Parlamentit Evropian, flasin për luftimin e korrupsionit

Kurti takoi nënkryetarin e Parlamentit Evropian, flasin për luftimin e korrupsionit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Në njoftim e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se Wiealand ishte i shoqëruar nga shefja e programit “Education unlimited e.V.”, Kerstin Zielosko, kryetari i Komunës Korntal-Münchingen (Shtutgart), dr. Joachim Wolf, drejtori i Rosenstein-Secondary-school në Heubach (Schwäbisch Gmünd), Miller, administratorin e EDEKA Südwest,  Rudolf Matkovic, shefen e Deskut të  Wieland, Angela Schweizer.


Po ashtu në takim morën pjesë edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, dhe Jan-Axel Voss, Zëvendës shef i misionit gjerman, transmeton Telegrafi.

Tutje në njoftim thuhet se, nënkryetari i Parlamentit Evropian, Wieland, shprehu entuziazmin për formimin e qeverisë së re dhe për synimin e saj për ta luftuar korrupsionin.

“Korrupsioni e rrit mosbesimin e qytetarëve dhe e bën të pamundur funksionalizimin e vërtetë të institucioneve”, tha Wieland.

Ndërsa, kryeministri konfirmoi nga ana e tij këtë pritshmëri të brendshme dhe të jashtme.

“Zhvillimi i ekonomik sjell punësim dhe luftimi i korrupsioni sjell drejtësi. Lufta ndaj korrupsionit do të bëhet në koordinimin e tërë aktorëve”, ka pohuar Kurti.

Mes temave të tjera të përmendura prej  Wieland ishin shkëmbimi i përvojave në fushën e arsimit, vënia e theksit në politikat komunale, nxitja e edukimit në fushën e administratës publike si dhe nxitja e prodhimit vendas.

Ndaj edhe kryeministri Kurti nënvizoi se investimet nga jashtë ndihmojnë strukturimin e ekonomisë së brendshme.

“Pikënisje është mërgata e cila duhet të ndjehet e sigurt. Investimi i saj do të gjejë këtu punën dhe ligjin. Suksesi i mërgatës në Kosovë do të shërbejë si dëshmi për investuesit e tjerë të huaj. Për punën vlen modeli i sistemit dual, sipas përvojës së Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës. Ndërlidhja e arsimit cilësor me korrektësinë e tregut të punës përbën një strategji që e tejkalon mandatin elektoral”, ka deklaruar kryeministri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori