Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ashpër për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Përmes një komunikate, OVL e UÇK-së ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të zbulojnë sa më shpejt krimin e bërë dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagon ashpër në lidhje me vrasjen e më pastaj djegien e luftëtarit të orëve të para të luftës së UÇK-së Qerim Kelmendi. Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për ne. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në komunikatë.
Tutje, në këtë komunikatë thuhet se kur vriten luftëtarët e lirisë në mënyrë makabre, vitet liria.
“Kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria. Ngushëllime familjes dhe shokëve të tij”, thuhet në komunikatë.
I vrari sot në Pejë është Qerim Kelmendi, vëllai i Ibrahim Kelmendit, anëtar i ish Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Vrasjen e vëllait të tij e konfirmoi edhe vet Ibrahim Kelmendi në një postim në Facebook, duke mallkuar vrasësit.
Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale në Pejë ka dhënë detaje për vrasjen në fshatin Zahaq të Pejës. Policia bën të ditur se më 27.02.2020 rreth orës 01:27, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend