LAJMI I FUNDIT:

AAK nesër organizon tryezë për taksën 100 për qind

AAK nesër organizon tryezë për taksën 100 për qind

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të organizojë tryezë për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në njoftimin e bërë për media nga AAK thuhet se tryeza do të organizohet ditën e hënë duke filluar nga ora 10:00, transmeton Telegrafi.


“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të hënën me datë 24 shkurt në ora 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, organizon tryezë lidhur me taksën 100 për qind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”, thuhet në njoftim.

AAK bën të ditur se pjesëmarrës në këtë tryezë përveç deputetëve dhe përfaqësueseve të Aleancës, do të jenë të gjitha grupet e interesit, si prodhuesit, importuesit, tregtarët me shumicë e pakicë, përfaqësues të OJQ-ve dhe ekspertë të fushës.

Ndryshe, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje që kryeministri Kurti të mos e heq taksën e të kthehet në procesin e dialogut që sipas tij tashmë është konsumuar, por ai ka kërkuar nga kryeministrit të largojë taksën për kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Haradinaj ka porositur Kurtin se nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta ketë përkrahjen e tij dhe të Aleancës, por nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar,  ai ka pohuar se do e mbajnë përgjegjës Kurtin për pasojat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori