LAJMI I FUNDIT:

Reali mposhtet befasisht nga Levante, bie në vendin e dytë para El Clasicos ndaj Barcelonës

Reali mposhtet befasisht nga Levante, bie në vendin e dytë para El Clasicos ndaj Barcelonës
Levante - Real Madrid (Foto: Eric Alonso/Getty Images/Guliver)

Real Madridi është mposhtur në udhëtim te Levante me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Pas barazimit ndaj Celta Vigos në shtëpi, Mbretërit kanë lëshuar përsëri terren dhe kësaj radhe janë mposhtur nga Levante.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë dominuese nga Reali, të cilët krijuan shumë raste.

Por, edhe përkundër rasteve të shumta nuk arritën të gjejnë golin dhe shkuan në pushim me rezultat të bardhë.

Në pjesën e dytë, përsëri Reali ishte më kërkues dhe krijoj më shumë raste, por ishin vetëm mysafirët që shënuan gol.

Goli i vetëm në ketë ndeshje erdhi në minutën e 79-të dhe ishte Jose Morales, i cili shënoi një supergol për 1-0.

Pas golit, Los Blancos u hodhën të gjithë në sulm në kërkim të barazimit, por pa pasur sukses dhe Levante mori një fitore të madhe.

Pas kësaj humbje, Reali bie në vendin e dytë me 53 pikë apo dy më pak se Barcelona e para, ndërsa Levante renditet e 13-ta me 29 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reali e pret Barcelonën në El Clasicon e dytë të sezonit, ndërsa Levante udhëton te Eibari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori