LAJMI I FUNDIT:

Gjermania e bind sensacionin Youssoufa Moukoko të luaj për Kombëtaren, 15-vjeçari do të grumbullohet me U19

Gjermania e bind sensacionin Youssoufa Moukoko të luaj për Kombëtaren, 15-vjeçari do të grumbullohet me U19

Youssoufa Moukoko është njëri nga talentet më të mëdhenj në futbollin gjerman.

Sulmuesi i Borussia Dortmund ka shënuar 33 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime me juniorët e klubit verdhezi.


Moukoku është vetëm 15-vjeçar, por po aktivizohet me Dortmundin U19 pas sukseseve të jashtëzakonshme me U16.

Lojtari kishte luajtur për Kombëtaren e Gjermanisë U16, por kishte vendosur të largohet duke thënë se synon që të fokusohet në klub dhe në mësime.

Kamerunasi tani ka vendosur përfundimisht me Gjermaninë dhe ka marrë ftesë për të luajtur me Kombëtaren U19.

15-vjeçari pritet që të debutoj në muajin mars me Gjermaninë U19 dhe do të luaj për kualifikimet e Kampionatit Evropian në ndeshjet ndaj Uellsit, Serbisë dhe Austrisë.

Dortmundi ka shpresa të mëdha tek ky futbollist dhe ai ka një kontratë me verdhezinjtë deri në vitin 2022.

“Youssoufa është një talent i jashtëzakonshëm, i cili ka shënuar shumë gola. Jemi të lumtur që e kemi këtu, por edhe më të lumtur që do të luaj me Kombëtaren gjermane, pasi ka qenë ëndërr e tij”, ka deklaruar koordinatori i të rinjve të Dortmundit, Lars Ricken.

Edhe Kameruni kishte tentuar ta marrë lojtarin, por në fund zgjedhja e tij ishte Gjermania. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori