LAJMI I FUNDIT:

Joshua dhe Fury mund të ndeshen brenda vitit, promoterët po punojnë për këtë super meç

Joshua dhe Fury mund të ndeshen brenda vitit, promoterët po punojnë për këtë super meç

Promotorët amerikanë të Tyson Furyt dëshirojnë të “godasin hekurin sa është i nxehtë” dhe të sigurojë ‘një betejë britanike’ me Anthony Joshuan.

31-vjeçari Fury do të ndeshet me mbretin e kategorisë WBC, 34-vjeçarin Deontay Wilder, të shtunën pas mesnate në Las Vegas.


Marrëveshja mes dy boksierëve përfshin edhe gjithashtu një periudhë trilogjie pas luftës së tyre të dytë për titull.

Tensione para rimeçit: Tyson Fury dhe Deontay Wilder përplasen mes vete në konferencë për media
Lexo po ashtu Tensione para rimeçit: Tyson Fury dhe Deontay Wilder përplasen mes vete në konferencë për media

Por, ekipi i Furyt është i bindur se tani është koha për të rënë dakord për një përplasje me kampionin e WBA, IBF dhe WBO, Joshua.

“Nuk ka asgjë që e ndalë atë. Në botën e sotme, ne e dimë se kërkesa ose interesi masiv është i pashembullt”, ka thënë fillimisht presidenti i ‘Top Rank Box’, Todd DuBoef për Sky Sports.

“Njerëzit duan ta shohin Joshuan, por ata duan ta shohin atë në ring me më të mirët. Ashtu sikurse ata duan të shohin Furyn dhe Wilderin”.

Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Ndërsa ne kemi momentin tani, unë do të doja të shoh luftën më vonë këtë vit. Duhet ta bëjmë ndërsa hekuri është i nxehtë”.

Hearn: Joshua është gati të pranojë ndarje të barabartë të fitimeve për t'u ndeshur me fituesin e meçit Wilder-Fury
Lexo po ashtu Hearn: Joshua është gati të pranojë ndarje të barabartë të fitimeve për t'u ndeshur me fituesin e meçit Wilder-Fury

“Fury ka një ndeshje vërtet të vështirë me Wilderin, por, besoj, kjo është kur ju bëni ndeshje”.

“[Joshua vs Fury] është ndeshje e madhe për të gjithë. Ne duhet të dëgjojmë tifozët, të dëgjojmë botën, të dëgjojmë njerëzit që mbështesin boksin duke i siguruar këto ndeshje sa më shpejt që është e mundur”, përfundoi DuBoef. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori