LAJMI I FUNDIT:

Sonte skadon afati që mediat të dorëzojnë çmimoret për reklamat politike

Sonte skadon afati që mediat të dorëzojnë çmimoret për reklamat politike

Në mesnatë skadon afati për dorëzimin e çmimoreve për reklamim të paguar politik të mediave për zgjedhjet parlamentare të cilat janë caktuar për më 12 prill 2020.

Mediat e shtypit dhe portalet online obligohen çmimoret t’i dorëzojnë në KSHZ, Entin Shtetëror për Revizion (ESHR) dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), ndërsa televizionet dhe radiot në ASHMV, KSHZ, ESHR dhe KSHPK.

Çmimoret nuk guxojnë të ndryshojnë deri në përfundimin e procesit zgjedhor, ndërsa deri në përfundimin e fushatës ato obligohen dy herë publikisht t’i publikojnë.


Deri më 19 shkurt në mesnatë mediat të cilat kanë shprehur interesim për të publikuar ndonjë program të paguar politik duhej të regjistrohen në KSHZ. Prej Komisionit informojnë se është i madh numri i mediave të cilat kanë dorëzuar kërkesë për regjistrim tek ata, dhe se në mënyrë plotësuese do të publikohet numri i tyre.

KSHZ, sipas ndryshimeve të fundit të Kodit Zgjedhor, në ueb faqe e publikoi çmimin e arritur mesatar dhe çmimin më të ulët për reklamim të paguar politik nga mediat në pesë ciklet e fundit zgjedhore.

Njëherësh skadon afati edhe për paraqitje dhe kontrollin e Listës zgjedhore të shtetasve të vendit të cilët janë për punë të përkohshme ose të cilët jetojnë jashtë vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori