LAJMI I FUNDIT:

Prokurorët të shqetësuar me kërcënimet e shpeshta ndaj tyre

Prokurorët të shqetësuar me kërcënimet e shpeshta ndaj tyre

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës është e shqetësuar lidhur me kërcënimet e shpeshta që po i bëhen prokurorëve të shtetit kohëve të fundit.

Kërcënimi i serishëm me likuidim fizik ndaj prokurorit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku dhe familjes së tij, nëpërmjet një mesazhi telefonik, brenda këtij muaji është shqetësuese për shoqatën e prokurorëve të Kosovës.


Kërcënohet prokurori i krimeve të rënda, Rasim Maloku, reagon Zyra e Kryeprokurorit të shtetit
Lexo po ashtu Kërcënohet prokurori i krimeve të rënda, Rasim Maloku, reagon Zyra e Kryeprokurorit të shtetit

“Shoqata e Prokurorëve bën thirrje për gjitha institucionet prej nga po vijnë kërcënimet, të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për arrestimin e secilit person që bën kërcënime të tilla ndaj prokurorëve të shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon çdo akt të kundërligjshëm nga kushdo qoftë dhe në çfarëdo mënyre që vjen kundër prokurorëve të shtetit.

“Kërcënimet apo sulmet ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do të lëkundin asnjë prokurorë që të zbatoj ligjin dhe të ndërmerr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që dyshohen se kanë kryer vepra penale”, përfundon komunikata.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori