Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka hapur zyrtarisht dyert e Bibliotekës Popullore në pallatin presidencial në Ankara, kurse për vizitorët do të jetë e mbyllur vetëm 24 orë gjatë 7 ditëve.
Personi përgjegjës për bibliotekën pranë kabinetit të presidentit turk, Ayhan Tuglu, ka deklaruar se ndërtimi i Bibliotekës Popullore ka filluar në vitin 2016 dhe shtrihet në 125 mijë metra katrorë, të cilën mund ta vizitojnë deri në 5 mijë persona gjatë një dite, transmeton Telegrafi.
Nëpër vitrina janë të renditura 4 milionë libra të shtypura, derisa në formën elektronike janë në dispozicion mbi 120 milionë. Dollapët janë mbi 201 kilometra të gjatë, mbi të cilat janë të vendosur librat nga qindra shtete që janë të përkthyera në mbi 134 gjuhë.
Në zemër të bibliotekës gjendet një hapësirë e veçantë që përbëhet nga 16 shtylla betoni, njëjtë për nga numri sikurse shtetet turke përgjatë historisë. Fjala është për një hapësirë prej 3.500 metra katrorë me 24 ulëse dhe koleksionin prej afro 200 mijë librash. Në kupolën e sallës janë shkruar ajetet kuranore.
Biblioteka Popullore në pallatin presidencial është biblioteka më e madhe në Turqi, kjo për faktin se është e pasur me tituj të ndryshëm. Turistët e huaj mund të futen brenda me pasaportë dhe të shfrytëzojnë shërbimet si çdo qytetar tjetër. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi
Politikania gjermane sulmohet në bibliotekë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit
Para dhe pas përmbytjeve në Brazil, imazhet satelitore tregojnë pasojat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?