LAJMI I FUNDIT:

Kjo është policja që dyshohet se vrau anëtarët e familjes dhe veten në Gjilan

Kjo është policja që dyshohet se vrau anëtarët e familjes dhe veten në Gjilan

Mesditën e së martës, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Gjilanit, ku pesë anëtarë të së njëjtës familje gjetën vdekjen nga arma e zjarrit të cilën dyshohet se e shkrepi vajza e kësaj familjeje, duke vrarë kështu prindërit dhe dy vëllezër, e në fund edhe veten. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka konfirmuar se V.B, zyrtare policore, kishte kryer aktin tragjik, me armë zjarri në lagjen “Bujanina” të Gjilanit, duke lënë të vdekur katër familjarët e saj dhe veten.

Vrasje e shumëfishtë në Gjilan, dyshohet se zyrtarja policore vrau 4 anëtarë të familjes dhe në fund veten
Lexo po ashtu Vrasje e shumëfishtë në Gjilan, dyshohet se zyrtarja policore vrau 4 anëtarë të familjes dhe në fund veten

Mësohet se e dyshuara V.B, ishte suspenduar nga detyra si police që kishte mbajtur më herët për shkak të disa problemeve psikike. /Telegrafi/