LAJMI I FUNDIT:

Del Piero: Guardiola e ka fatin e përcaktuar për të qenë trajner i Juves

Del Piero: Guardiola e ka fatin e përcaktuar për të qenë trajner i Juves
Alessandro Del Piero, Pep Guardiola (Foto: Getty Images/Guliver)

Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, konsideron se është fat i përcaktuar i Pep Guardiolas që ta drejtojë kamponin e Italisë.

UEFA e ka dënuar Manchester Cityn për të mos qenë pjesë e Ligës së Kampionëve në dy sezonet e ardhshme, ndërsa tashmë kanë nisur spekulimet për të ardhmen e trajnerit spanjoll.

“Në Itali tashmë kanë nisur thashethemet se trajneri dhe shumë lojtarë do të largohen nga klubi (City). E gjithë bota e futbollit shpreson të vjedhë diçka nga Manchesteri”.


Pep Guardiola (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Në verën e kaluar pati shumë fjalë se ai (Guardiola) po vinte te Juventusi dhe kjo akoma po ndodh. Secili klub në botë do ta dëshironte atë si trajner dhe unë kam shumë dëshirë ta shoh Pepin në Itali”.

Ish-trajneri i Anglisë, Allardyce: Guardiola i gatshëm për aventurën te Juventusi
Lexo po ashtu Ish-trajneri i Anglisë, Allardyce: Guardiola i gatshëm për aventurën te Juventusi

“Ai ka fituar në Spanjë, në Gjermani dhe në Angli. Nëse e ndjek rrugën, mendoj se është fati i tij i përcaktuar që të shkojë te Juve”, ka thënë Del Piero në ceremoninë ‘Laureus Sports Awards’ në Berlin. /Telegrafi/

Alessandro Del Piero (Foto: Simon Hofmann/Getty Images for Laureus/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan

E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori