Nga: Bajram Mjeku
Më 18 nëntor të vitit 1969, Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, miratoi ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, ndërsa Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt të vitit 1970.
Më 15 shkurt të këtij viti, më saktë dy ditë më vonë u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit për përurimin e Universitetit të Prishtinës. Dita e 15 shkurtit u shpall ditë e Universitetit të Prishtinës. Në këtë Kuvend u promovua edhe rektori i parë i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Dervish Rozhaja (1934-1996).
Në Kuvendin solemn me rastin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, dr. Dervish Rozhaja tha: “Themelimi i Universitetit të Prishtinës është ngjarje historike dhe është një hap kualitativ përpara në progresin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të shoqërisë. Zhvillimi i fuqishëm i shkencës, sjell ndryshime përkatëse në koncepcionin dhe pozitën e saj në shoqëri. Në vend të shkencës, si aktivitet i ndarë nga jeta, sot kemi depërtimin e saj në të gjitha poret e jetës. Në vend të shkencës me të cilën merret një numër i kufizuar personalitetesh, po përhapet gjithnjë e më shumë puna shkencore si veprimtari shoqërore. Tani po zhvillohen dy procese komparative, të njëkohshme dhe konvergjente; shoqëria po përvetëson gjithnjë e më shumë shkencën si faktor kapital i zhvillimit dhe progresit, e shkenca po kalon gjithnjë e më shumë në duart e shoqërisë. Kërkesat e shoqërisë dhe ndryshimet në karakterin e veprimtarisë shkencore, kushtëzuan që të mos jetë më privilegj shoqëror, por shprehje e domosdoshme e shoqërisë. Shkollimi universitar po bëhet për ngritjen me sistem të kualitetit të procesit mësimor shkencor”.
Prof. Ibrahim Berisha, ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në librin e tij “Vdekja e kolonisë” thekson: “Deri në vitin 1986, në Universitetin e Prishtinës doktoruan mbi 300 kandidatë dhe magjistruan 320 të tjerë. Pas lëvizjes studentore në Pranverën e vitit 1981 me të cilën u solidarizuan shqiptarët, dhuna politike dhe policore u shtua ndaj profesorëve dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe kështu filloi të zhvillohej fushatë e ashpër e diferencimeve, ndëshkimeve dhe përjashtimeve nga puna e kuadrit mësimdhënës dhe të studentëve shqiptarë. Universiteti i Prishtinës nga organet politike dhe shtetërore të ish-Jugosllavisë, nisi të trajtohet si institucion që prodhon destabilitet dhe armiqësi ndaj shtetit komunist. Në këtë proces të diferencimeve, e drejta për të studiuar iu mohua 568 studentëve shqiptarë. Si masë e domosdoshme për regjistrim në vitin e parë të studimeve ishte ‘dëshmia për cilësitë moralo-politike të studentëve”, thekson ndër të tjera prof. Ibrahim Berisha në librin e tij “Vdekja e kolonisë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
ASHIK QERIBI
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
Piro Milkani në një rrëfim për jetën: “E pabesueshme, por e vërtetë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme