Marrja e vizës për të gjithë ata persona të cilët duan të vijnë në vendin tonë jo vetëm si turistë, por edhe për të punuar do të jetë më e lehtë. Kjo pasi qeveria ka miratuar një projektligj, i cili u votua këtë të mërkurë në seancën plenare.
Ky ligj mundëson marrjen e vizës në 30 ditë nga 60 që është tani. Argumenti për lehtësimet është se në Shqipëri mungon fuqia punëtore për të përballuar rindërtimin pas tërmetit të nëntorit. Por edhe mungesa e punëtorëve në sektorë të tjerë të ekonomisë.
“Ky propozim vjen pasi, bazuar në një analizë paraprake të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 dhe fuqisë punëtore në vend, konsiderohet se ka pamjaftueshmëri të fuqisë punëtore për të mundësuar rimëkëmbjen nga fatkeqësia natyrore brenda një periudhe kohore të arsyeshme”, thuhet në relacionin shoqërues.
Këtë shqetësim kryeministrit Rama ia shprehu nga Durrësi edhe Kryebashkiaku i komanduar Zhyljen Varfaj.
“Në atë që kemi diskutuar është se fuqia punëtore është goxha problem”, tha Varfaj.
Por sipas deputetit të opozitës parlamentare Ralf Gjoni, ajo që thuhet në relacion është e pa vërtetë sepse projektligji nisi të hartohej përpara tërmetit.
“Nëse tërmeti i nëntorit na paska qenë problem kaq i madh dhe na duhen punëtorë të huaj, më fal, pse konsultimi është bërë në datat 19 shtator dhe 16 tetor. Kjo s’ka lidhje fare me tërmetin e nëntorit. Mua më duket një argumentim i gabuar. Është thjesht një kamuflazh për qëllim ndoshta të errëta komerciale të dy tre aktorëve komercialë në Shqipëri, të cilët kanë nevojë për fuqi punëtore të huaj, Ndoshta më të lirë se ajo shqiptare”, tha deputeti Ralf Gjoni.
Ata që përfitojnë më shumë nga ky ligj, janë shtetasit e vendeve aziatike, afrikane dhe vendeve të Amerikës së Jugut, procedura për të cilët do të lehtësohet ndjeshëm.
“Shtetasit e vendeve që kanë nevojë për viza dhe aplikojnë për t’u pajisur me viza janë nga kontinentet e tjera, ku Republika e Shqipërisë ka shumë pak përfaqësi. Praktikisht, kontinenti aziatik, afrikan dhe jugamerikan mbulohen nga një përfaqësi, në të cilën aplikojnë shtetas të ndryshëm nga i gjithë kontinenti ku ndodhet përfaqësia. Në këto kushte, kur vendi ynë nuk mund të shtojë ndjeshëm numrin e përfaqësive në kontinentet e tjera, ofrimi i procedurave on-line mbetet alternativa e vetme për një shërbim të shpejtë dhe të arsyeshëm”, thuhet në projektligj.
Sipas Gjonit prioritet i qeverisë duhet të jetë punësimi i shqiptarëve, dhe jo mbushja e boshllëkut që lë emigrimi, me shtetas të huaj.
“Nga çfarë vendesh do t’i marrim këta njerëz, pse kjo nevojë emergjente e qeverisë për të sjellë shtetas të huaj në Shqipëri, ndërkohë që shqiptarët kërkojnë të ikin, sepse nuk arrijnë të bëjnë jetën e tyre këtu. Nuk shohin të ardhmen e tyre këtu dhe nuk gjejnë dot një punësim cilësor në Shqipëri. Pra, strategjia e kësaj qeverie qenka që: të ikin shqiptarët dhe hajde të mbushim vendin me të huaj, nga vende si Bangladeshi apo vende afrikane, ndaj të cilave nuk kam asnjë gjë, por prioriteti ynë duhet të jetë mbrojtja e fuqisë punëtore vendase”, shtoi Gjoni.
Me ndryshimet e reja shtetasit e huaj mund të aplikojnë online, pa qenë nevoja të paraqiten fizikisht në ambasadë. /Euronews.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Lagështi dhe ftohtë në burgun e Fierit”- Salianji letër për qytetarët nga qelia 6
Virozat tek fëmijët në shifra të larta, në pediatrinë e Elbasanit paraqiten deri në 100 raste në ditë
“Ballkani i Hapur”, BDI: VLEN premtuan largimin nga kjo nismë, mirëpo sot nuk ndahen nga OBRM-PDUKM-ja dhe ZNAM-i
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë